Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.
Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli sqaroi marrëveshjet.
“Shqipëria merr përsipër edhe përfaqësimin e drejtpërdrejt dhe afirmimin pa kushte për qëndrimet zyrtare të Kosovës ku përfaqësimi i Kosovës është i pamundur. Ngritje të këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare. E dyta është shtylla diplomatike. Jemi dakorduar për fondin e përbashkët për menaxhimin dhe ambasadat e konsullatat e përbashkëta. Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën.
E treta është shtylla profesionale në shërbimin diplomatit për të shkëmbyer personelin në të gjitha vendet në botë. Po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë, por edhe të Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë në qendra diplomatike të Kosovës, por edhe këmbime të stafit ministritë tonë. Do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri” tha ai.


