• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bashkim Fino shpërthen në akuza: Ja si mashtron FSHF për Shoqatat
Home
Sociale

Bashkim Fino shpërthen në akuza: Ja si mashtron FSHF për Shoqatat

14 January, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Përmes një statusi në profilin e tij të Facebook, kandidati për kreun e FSHF, Bashkim Fino ka shpërthyer në akuza ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për çështjen e “Shoqatave Fantazmë”.

Statusi i plotë:
“Mashtrimi që FSHF i bëri publikut për Shoqatat

Pas njoftimit se FSHF do reagonte për çështjen e “Shoqatave Fantazmë”, prisja një deklaratë të ndershme dhe një falje për të gjithe falsifikimin dhe abuzimin e bërë deri tani. Por, në mënyrë shqetësuese për pastërtinë e futbollit, reagimi ishte kamuflues për falsifikimet që janë kryer nga Komiteti Ekzekutiv.

– Pas denoncimit të faktuar që 8 Shoqatat Rajonale nuk janë regjistruar në gjykatë dhe janë propozuar nga Komiteti Ekzekutiv në Asamble pa asnjë dokument, FSHF nuk pati asnjë argument mbrojtës. Opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se Shoqatat janë të pa regjistruara.

– Nga FSHF, nuk u paraqit asnjë dokument, prej atyre që duhet të ishin dorëzuar në FSHF prej këtyre Shoqatave.

– Sa i përket pretendimit se përfaqësuesit e këtyre Shoqatave janë figura të nderuara të futbollit, kjo gjë konstantohet pjesërisht. Disa janë figura të nderuara që janë keqpërdorur dhe që do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim. Por, ka edhe përfaqësues Shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

– Mbi pretendimin se këto Shoqata ushtrojnë aktivitetin prej 20 vitesh, i kujtojmë FSHF-së që të mos i ngatërrojë këtë Shoqata me Zyrat Rajonale, të cilat i ka pjesë të strukturës së saj dhe emërohen nga Federata. Janë dy organizime krejt të ndryshme.

– Së fundmi, duke qenë se FSHF këmbëngul se këto Shoqata nuk janë fantazmë, por kanë aktivitet prej 20 vitesh, lind natyrshëm një pyetje thelbësore: Këto Shoqata u faktuan se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?!

Bashkim Fino”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter, mbërrin në Milano përforcimi i parë për Spalletti-n
Previous article Laget këngëtarja shqiptare, ja çfarë sekreti fshihet pas saj... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT