• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKIA E TIRANËS ZGJERON PROGRAMIN E MBËSHTETJES SOCIALE/ Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja
Home
Sociale

BASHKIA E TIRANËS ZGJERON PROGRAMIN E MBËSHTETJES SOCIALE/ Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

26 February, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi i kuotave të reja me fondet e bashkisë.

“Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani.

Ajo sqaroi kategoritë që do të përfitojnë nga mbështetja me kredi të butë, ku përfshihen familjet që nuk kanë një banesë në pronësi dhe nuk e përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që: Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit; Nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit (përveç rasteve force madhore); Dhe ata që nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Ristani.

Duke u ndalur te ky projektvendim, Ristani shtoi se miratimi i tij ka për qëllim rritjen e aksesit në pronësi për familjet e reja dhe forcimin e rolit të Bashkisë së Tiranës si aktor aktiv në politikat sociale.

“Ky projektvendim, rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit banker, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.

Fazat e aplikimit për individët që kërkojnë mbështetje me kredi të butë:

Faza I

– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”

-Afati: 30 ditë

-Shpallje publike e listave

Faza II

– Dorëzimi i dokumentacionit

-Dorëzim fizik ose me postë

-Verifikim administrativ (30 ditë)

-Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË QEVERI/ Rama shkarkon disa ministra dhe riemëron të tjerë, ja lëvizjet e bujshme (EMRAT)
Previous article E FUNDIT/ Belinda Balluku largohet zyrtarisht nga qeveria

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT