• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKIA E TIRANËS PO FSHEH PROVAT”/ Ristani i përgjigjet Berishës: Çdo shkresë ruhet në arkiv! PD ka punësuar një zonjë të rrijë te trotuari dhe…
Home
Politikë

“BASHKIA E TIRANËS PO FSHEH PROVAT”/ Ristani i përgjigjet Berishës: Çdo shkresë ruhet në arkiv! PD ka punësuar një zonjë të rrijë te trotuari dhe…

26 February, 2025 s.autor Politikë

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka përgënjeshtruar sot kryetarin e PD, Sali Berisha, lidhur me deklaratat e tij se administrata e Bashkisë së Tiranës po djeg dosje.

Në një video të publikuar, Ristani tha se lajmi i shpërndarë me dashakeqësi nuk është i vërtetë, duke shtuar se Bashkia e Tiranës siguron se çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv.

Reagimi i plotë:

Lajmi i shpërndarë me dashakeqësi ditën e djeshme se Bashkia e Tiranës po zhduk prova dhe dokumente, është i pavërtetë. Ne në Bashkinë e Tiranës nuk çuditemi më nga asgjë, nga askush, që na akuzon pa prova, pa fakte, pa arsye tjetër përveç interesave politike. Që nga këndi i lodrave tek liqeni ku u akuzuam se do te ndërtonim kulla midis të tjerash, deri te zhvendosja e Shkollës “Sami Frashëri” që na la të gjithëve gojëhapur, kemi parë dhe kemi dëgjuar lloj lloj çudirash, aq shumë dhe aq shpesh sa përgjigja ka qenë vetëm një: Vijojmë punën!

“Po zhduken provat dhe dokumentet”/ Akuzat e Berishës, reagon Bashkia e Tiranës: Është proces…
Por asnjëherë, në asnjë rast, nuk harrojmë se i detyrohemi qytetarëve, sqarimet përkatëse kur nivelet e shpifjes dhe të lajmeve tronditëse dhe krejtësisht të rreme përhapen nga kanale mediatike dhe arrijnë nivele të tilla përndotjeje.

Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg dhe zhduk kamionë me dokumente në mes te ditës në sytë e një zonje që është punësuar nga Partia Demokratike për t’u stacionuar në trotuarin përpara bashkisë dhe në praninë e po së njëjtës Parti.

Natyrisht që kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqje seriale, ku nuk mungon as aksioni as satira, por nuk mungon as trishtimi dhe ky i fundit është për ata qytetarë që nuk e kanë kusur për t’u helmuar me trillime, të ndryshëm nga ata që shpifja dhe gënjeshtra i ushqen përditë, por nuk i ngop kurrë. Për të dy kategoritë na vjen thellësisht keq.

Por për çdo rast, Bashkia e Tiranës siguron opinionin publik me përgjegjësi të plotë se çdo shkresë e jetës institucionale të saj, ruhet me rigorozitetin më të madh në arkivën tonë, i cili në përmbushje të ligjeve përkatëse është i vendosur në një objekt jashtë godinës qendrore dhe plotëson kushtet e ruajtjes dhe sigurimit sipas një protokolli të mirëpërcaktuar.

“Veliaj po kërcënon prokurorin Olsi Dado”, Berisha: Është mesazh për dëshmitarët ‘po folët, e keni personale me mua’

Në përgjigje të kërcënimeve për denoncimin e radhës për këtë krim të ri imagjinar, ne u themi të gjithë kundërshtarëve dhe përndjekësve politikë e mediatikë të Bashkisë së Tiranës se jeni mëse të mirëseardhur për t’u bërë qesharakë. E të tilla probleme imagjinare paçim, pasi në një qytet me 1 milionë banorë, e më shumë miliona vizitorë, problemet me të cilat përballemi çdo ditë dhe hallet për t’u zgjidhur nuk janë aspak qesharake dhe ne i marrim me të gjithë seriozitetin e mundshëm.

Ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime, as nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime, për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KANË NDALUAR ÇDO KOMUNIKIM E TAKIM"/ Veliaj nga qelia: Më porosisin të zbus gjuhën, se do ta pësoj. Po ç’do më bëjnë më shumë?
Previous article VIDEOLAJM/ Të shtënat gjatë gjyqit për vrasjen e boksierit shqiptar, momenti kur i plagosuri rrëzohet në tokë

s.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT