• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bashkia e Shkodrës jep informacion për përmbytjet: 4155 Ha sipërfaqe në ujë
Home
Sociale

Bashkia e Shkodrës jep informacion për përmbytjet: 4155 Ha sipërfaqe në ujë

26 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion për situatën e përmbytjeve në këtë qark deri në orën 09:00 të ditës së sotme. Sipas njoftimit, pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4155 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1555 ha
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie. Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore.

Janë mbi 200 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshme.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1250 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme të gjata për banorët. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm dhe me pako ushqimore.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 780 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Janë 50 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojitet furnizimi me ujë të pishëm për banorët.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe me ujë të pishëm për banorët.

Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 380 Ha tokë :
Në fshatin Ças paraqiten shume probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë.

Janë shfaqur edhe problematika në komunikim në mes banorëve për shkak të ndërprerjeve të transmetimit në disa kompani telefonike.

Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 120 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makina ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt.

Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. Bashkia Shkodër ka shpërndarë pako ushqimore edhe për përsonat e akomoduar në konvikt.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 220t
2. Bar i thatë 300t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marina Fara me shumë oreks/ Pozon gjysmë e zhveshur (FOTO)
Previous article Bukuroshja amerikane zgjedh këtë lojtar për një natë në ishullin e pabanuar (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT