Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje mësuesve që të denoncojnë drejtuesit e institucioneve shtetërore të cilët abuzojnë me detyrën.
Gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë, një zonjë e cila tha se ishte mësuese, tregoi se si denoncoi te “portali i bashkëqeverisjes” drejtorin e shkollës i cili bënte korrupsion duke akuzuar detyrën, e më pas ai u shkarkua. Jam shumë e lumtur që u mor masa, tha mësuesja.
Pas saj, fjalën e mori kreu i qeverisë, i cili apeloi që edhe mësuesit e tjerë të ndiqnin hapat e zonjës.
“Nëse dikush do bënte atë që ka bërë mësuesja do të shpëtonim nga një drejtues i padenjë që s’është i vetmi”, tha, “kemi drejtues shkollash që janë të padenje dhe mund ti identifikojmë së bashku”.
“Është shumë e vështirë që ata ti zbulojë një grup kontrolli”, tha Rama, duke lënë të kuptohet se rruga më e lehtë për të zgjidhur çështjen është denoncimi përmes portalit “shqipëriaqëduam.al”.
Rama shtoi se denoncimet duhet të bëhen te “shqipëriaqëduam.al” dhe jo te Facebook-u i tij, apo ndonjë adresë tjetër.


