• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKËPUNTOR I DRITAN GJIKËS/ Ja emri i shqiptarit të kartelit të kokainës nga Amerika Latine drejt Spanjës. SPAK i sekuestroi pasuritë
Home
Breaking News

BASHKËPUNTOR I DRITAN GJIKËS/ Ja emri i shqiptarit të kartelit të kokainës nga Amerika Latine drejt Spanjës. SPAK i sekuestroi pasuritë

16 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër emër shqiptari është zbuluar, i skeduar si bashkëpunëtor i 48-vjecarit shqiptar Dritan Gjika, i cili është shpallur në kërkim pas një operacioni ndërkombëtar që goditi një organizatë kriminale të trafikut të kokainës që drejtohej nga shkodrani.

Sipas “KCH”, shumë nga emrat e përmendur në raportin e ish kandidatit për President, Fernando Villavicencio, i ekzekutuar në gusht 2023, rezultojnë pjesë e dosjes “Pampa” që përfundoi me 31 të arrestuar pak ditë më parë.

Në raportin e Villavicencio në dhjetor 2022, përmendet edhe emri i shqiptarit Erjet Strefi si bashkëpunëtor i Gjikës.

0881b9a4 7418 4860 Bbcf 5a028857bb40

Nuk dihet në fakt nëse Strefi është edhe pjesë e hetimeve të operacionit “Pampa”. Por nga raporti i Villavicencios, Strefi përmendet si i njohur me pseudonimin “Daja” dhe i kërkuar prej vitin 2019 nga Çekia.

Në tetor të një viti më parë, SPAK konfiskoi  pasuritë e mëposhtme të Erjet Strefit dhe njerëzve të lidhur me të, konkretisht

  1. Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
  1. Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMË”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S.

Sipas SPAK, shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAZIRAT NË SEANCËN E FUNDIT NË KUVEND/ Përjashtohen dy deputetet e opozitës (EMRAT)
Previous article "TIK TOK" DREJT MBYLLJES NË SHQIPËRI?! Rama takon pronarin e kompanisë, zbardhet diskutimi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT