Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e infermieres Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të spitalit “Shefqet Ndroqit”, për t’u liruar nga burgu. Vendimi është dhënë pak më parë.
Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi do të hetohen në gjëndje të lirë, pasi përveç disa mesazheve telefonike, nuk është provuar që ato të kenë qenë të përfshira në akte korrupsioni.
Tre infermieret Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha e spitalit “Shefqet Ndroqi” u arrestuan pak kohë më parë pasi akuzoheshin si bashkëpuntore të Tire Alldervishit.
Dyshohej se personat në fjalë bashkëpunonin me sanitaren Tire Alldervishi që i mori 8 milion lek vajzës së një paciente me Covid-19 duke pretenduar se ishte infermiere.
Kujtojmë që më herët Gjykata e Apelit ka liruar infermieren Sidorela Çela dhe sanitares Rukie Hoxha


