Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë janë kujtuar për brezin e ri në një takim në Universitetin Mesdhetar me ambasadorin e Kinës në Tiranë Zhou Ding. Ambasadori shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin mes 2 vendeve, së fundmi edhe në fushën e edukimit dhe arsimit.
Ambasadori i Kinës në Tiranës dhe presidenti i Universitetit Mesdhetar shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin në rritje në fushën e edukimit të brezave të rinj, si një mënyrë investimi për të ardhmen.
Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë datojnë 70 vite më parë, ndërsa klima e ndërveprimit vijon edhe sot. Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, takoi studentë dhe përfaqësues të Universiteti Mesdhetar të Tiranës, për të diskutuar shkëmbimin e eksperiencave në fushën e edukimit për pedagogët dhe studentët.
Ambasadori Ding kujtoi marrëdhëniet mes 2 vendeve, ndërsa theksoi se tanimë ka ardhur koha për të investuar te brezi i ri përmes edukimit dhe globalizmit.
Zhou Ding: Historia e vendeve tona i ka fillesat që para shumë vitesh, dhe unë ndjehem krenar kur shoh se investimet e 50 viteve më parë, funksionojnë ende sot. Bashkëpunimi mes 2 vendeve ka qenë gjithnjë në rritje, ndërsa tani duhet të lidhim edhe ura komunikimi për bashkëpunimin social që do të nisë me njësimin e diplomave mes 2 vendeve dhe me mundësitë që do ti ofrohen studentëve shqiptarë për të studiuar në Kinë dhe anasjelltas.
Gjatë takimit me studentët e Universitetit Mesdhetar , Ambasadori theksoi se pikë e fortë për të rinjtë duhet të jetë investimi në arsim si dhe njohja e kulturave të reja përmes programeve që do të ofrojë Ambasada kineze.


