• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKËPUNIMI ME PD PA KUSHTE”/ Balla: Letër e bardhë ku mund të propozojnë çështjet
Home
Botë

“BASHKËPUNIMI ME PD PA KUSHTE”/ Balla: Letër e bardhë ku mund të propozojnë çështjet

2 June, 2021 Delo.autor Botë, Politikë

“Partia Socialiste do të vazhdojë të mbajë dorën e shtrirë dhe të pakushtëzuar sa i takon bashkëpunimit me Partinë Demokratike, pavarësisht refuzimit që i ka bërë kryetari në detyrë Lulzim Basha kësaj ftese”.

Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, i pyetur nga gazetarët.

Sipas tij, ka ardhur koha për të lënë mënjanë pakënaqësitë dhe alibitë e rezultatit elektoral dhe çdokush të shndërrojë mandatin e tij në shërbim të atyre që e kanë votuar.

“Ne vazhdojmë ta mbajmë dorën e shtrirë edhe dëshirën tonë të pakushtëzuar për t’u ulur me PD sapo të fillojë legjislatura e re, pas këtyre zgjedhjeve në PD kushdo që do të jetë kryetar.

Ajo që presin qytetarët prej nesh, t’i japim fund kësaj sherrnaje, po të punojmë për reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament të cilën ne nuk e kemi.

Është koha e duhur për të lënë mënjanë pakënaqësitë dhe alibitë e rezultatit elektoral, por të shohim si secili ta shndërrojë mandatin e tij në shërbim të atyre që e kanë votuar.

Në 25 prill ka një pakicë që ka votuar PD dhe ata shqiptarë që e kanë votuar presin që ata t’i shërbejnë interesave të Shqipërisë sesa interesave të kryetarit të PD.

Rama ka qenë i qartë që kur flasim pa kushte është një letër e bardhë ku mund të propozojnë çështjet që ata duhet të diskutojnë”, tha ai.

Sipas Ballës përpara është një shans që nuk duhet humbur, pasi më 9 shtator në kuvendin e ri duhet të diskutohen çështje të rëndësishme që kërkojnë shumicë të cilësuar, si reforma zgjedhore.

“Ka ardhur koha e maturimit politik, është koha të gjejmë mundësinë pas 9 shtatorit në kuvend të fillojmë të diskutojmë, kemi çështje për reformën zgjedhore, një komision i posaçëm do vijojë punën aty ku është lënë dhe çështje që nuk patëm mundësi t’i adresojmë. Kemi përpara një shans që nuk duhet ta humbim”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISTRUKTURIMI I LINJAVE/ Drejtori i Transportit Publik: Qëllimi kryesor t’iu japim qytetarëve një shërbim dinjitoz
Previous article MERO BAZE/ PD po ndahet, si "Hamasi" me "Fatah"-un

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT