• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKËPUNIMI I KQZ ME SPAK ISHTE I SUKSESSHËM”/ Celibashi: Task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv, nëse nuk do ta kishim…
Home
Politikë

“BASHKËPUNIMI I KQZ ME SPAK ISHTE I SUKSESSHËM”/ Celibashi: Task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv, nëse nuk do ta kishim…

9 September, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur sot për task-forcën e krijuar në bashkëpunim mes KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke e cilësuar atë si një shembull të mirë të bashkëpunimit institucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve.

“Produkti ishte ky proces zgjedhor që zhvilluam. Mendoj se përtej sarkazmës nga aktorët politikë ndaj këtij bashkëpunimi, jam i bindur se ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm,” deklaroi Celibashi.

Ai pranoi se partitë politike kanë qëndrimet e tyre kritike dhe shpesh të ndikuara nga interesat politike, por theksoi se vlerësimi i tij si drejtues i institucionit zgjedhor është se task-forca ka pasur një impakt pozitiv në gjithë procesin zgjedhor.

“Partitë politike kanë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, si ndaj KQZ, ashtu edhe ndaj SPAK apo Prokurorisë së Përgjithshme. Por unë mendoj se impakti ka qenë realisht pozitiv,” tha Celibashi.

Ai shtoi se është e vështirë të thuhet si do të ishte situata pa këtë bashkëpunim institucional, por nënvizoi se prania e task-forcës ka ndihmuar në rritjen e transparencës dhe në adresimin më të shpejtë të problematikave.

“Është e vështirë për ne të themi si do ishte situata nëse nuk do ishte ajo task-forcë, por fakti që ishte aty ka ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit,” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOMISIONET ME PËRBËRJE PARTIAKE..."/ Celibashi: Nga rregullat e votimit te numërimi, nevojitet rishikim i thellë i procesit zgjedhor në Shqipëri
Previous article E TRISHTË/ Makina ku udhëtonte ra në humnerë, 30-vjeçari ndërron jetë pas dy ditësh tek Trauma!

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT