• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËPUNIMI DYPALËSH/ Ministrja Gjonaj takim me homologun kosovar: Në qershor PLOTËSOHET…
Home
Politikë

BASHKËPUNIMI DYPALËSH/ Ministrja Gjonaj takim me homologun kosovar: Në qershor PLOTËSOHET…

26 March, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e shoqëruar nga dy anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me ftesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, zhvilloi një vizitë në Kosovë. Vizita zyrtare nisi fillimisht me takimin me ministrin e Drejtësisë dhe delegacionet përkatëse.

Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin që kanë të dy shtetet në fushën e drejtësisë, duke u ndalur te Reforma në Drejtësi si dhe bashkëpunimi rajonal. Ministrja Gjonaj i bëri me dije homologut të Kosovës se “është e hapur për një bashkëpumim në të gjitha fushat, por në veçanti për reformën në drejtësi, duke vendosur ura lidhëse mes organeve të reja të drejtësisë të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për të shkëmbyer përvoja, sidomos midis këshillave të prokurorisë dhe gjyqësorit”. “Dua të theksoj se partnerët tanë ndërkomëbtarë po na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë të vyer për zbatimin e reformave”, theksoi ministrja Gjonaj.

Shqipëria është në fazën finale të ngritjes së SPAK-ut, që do të hetojë krimin e organizuar si dhe korrupsionin në nivele të larta”. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha se partitë opozitare në Kosovë kanë qenë bashkëpunuese. “Janë votuar të gjitha ligjet e çuara në Kuvend nga qeveria e Kosovës, për reformimin e sistemit të drejtësisë”, shtoi Tahiri. Ministrja e Drejtësisë tha se “brenda muajit qershor pritet të emërohen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

“Do të rrisim masat ndëshkuese dhe parandaluese për krimin e organizuar dhe asetet kriminale, si dhe për pastrimin e parave të organizatave kriminale”, tha Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë njoftoi nga Prishtina se do të ulet numri i noterëve. “Ndërkombetarët na rekomanduan të ulim numrin e noterëve. Aktualisht kemi një raport, 1 noter për 6 mijë banorë, se shpejti do të jetë 1 noter për 15 mijë banorë”, tha Gjonaj. Në fund të takimit, Gjonaj propozoi që “Ministrat e Drejtësisë të luajnë një rol proaktiv dhe të jenë promotorë të një bashkëpunimi rajonal, si një komb e dy shtete”.

Ndërkohë gjatë vizitës në Kosovë, Ministrja e Drejtësisë zhvilloi takime me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci si dhe trupën gjykuese të kësaj Gjykate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOTAT/ Pas fitores së parë në kualifikuese "Euro 2020", ja vlerësimet për kuqezinjtë në Andorra
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË SARANDË/ 18-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT