Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se me Metën diskutuan për koordinimin e punës së përbashkët për mbrojtjen e interesave të qytetarëve nga regjimi i Edi Ramës.
Sipas Berishës, bashkëpunimi elektoral, parlamentar “ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”.
Meta dhe Berisha u takuan sot në mesditë në selinë e Partisë Demokratike.
Postimi i Sali Berishës:
Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.
Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi