• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKËPUNIM EKONOMIK”/ Spiropali mesazh nga Athina: Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin në BE
Home
Politikë

“BASHKËPUNIM EKONOMIK”/ Spiropali mesazh nga Athina: Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin në BE

16 December, 2025 s.autor Politikë

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë mbështetet sot mbi dy shtylla të fuqishme; të tashmen e përbashkët në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian.

Spiropali në një konferencë të përbashkët me homologun grek Giorgos Gerapetritis nga tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka konsideruar dhe përcaktuar partneritetin mes dy vendeve si strategjik që në programin e parë qeverisës, duke e forcuar atë në vijimësi në të gjitha dimensionet e bashkëpunimit.

Sipas saj, integrimi europian mbetet objektivi kombëtar dhe shoqëror i Shqipërisë, me synimin për mbylljen e grupkapitujve të negociatave deri në vitin 2027. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare të Greqisë në këtë proces.

“Bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve tona mike mbështetet sot edhe në dy shtylla të fuqishme që janë: e sotmja e përbashkët në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e nesërmja e përbashkët në Bashkimin Evropian. Për të gjithë gjerësinë e thellësinë e vet, qeveria e Edi Ramës e ka konsideruar dhe përcaktuar si strategjik partneritetin mes dy vendeve tona, qysh në programin e parë të qeverisë e në vijim. Objektivi ynë kombëtar dhe shoqëror, kushtetues dhe shpirtëror, integrimi europian, nënkupton mbylljen e grupkapitujve të negociatave deri në vitin 2027 – një sfidë e madhe, por e realizueshme. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare të Greqisë në këtë proces, mbështetje që ka qenë dhe mbetet vendimtare.

Me presidentin dhe ministrin, mikun tim, mora rikonfirmimin për vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje deri në përfundimin e bisedimeve teknike të anëtarësimit të Shqipërisë që përkon edhe me Presidencën e ardhshme e Greqisë në BE në gjysmën e dytë të vitit 2027. Ndaj ndërkohë, ne duam të thellojmë dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike në përgatitje për një Presidencë sa më produktive, në raport me rajonin tonë, ku Greqia në krye të BE-së, do të jetë si të thuash “the adult in the room” për Ballkanin Perëndimor. Ne presim që Greqia të përdorë peshën e saj politike për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët evropiane, ku rajoni të trajtohet si një tërësi strategjike, në respekt dhe të meritave të gjithësecilit. Greqia si fuqi rajonale ekonomike, mbetet një partner shume i rëndësishëm për Shqipërinë. Treguesit e tregtisë dhe investimeve e vendosin Greqinë në krye të listës së partnerëve tanë kryesorë, por jemi të gatshëm për ta çuar në nivel tjetër këtë bashkëpunim.

Shqipëria është vendi ideal për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme greke, por dhe për të mëdhatë. Ndaj në një klimë miqësore, mikpritëse, lehtësuese, me burime njerëzore që mirëkuptohen në gjuhë, kulturë dhe traditë, ne duhet të kemi ambicien e përbashkët që të tejkalojmë rregullisht vitin më të mirë të investimeve greke në vendin tonë dhe në importet dhe eksportet e përbashkëta. Kemi potencial të madh ende të pashfrytëzuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Edhe nesër në takimin me përfaqësues të biznesit grek, do të bëj thirrje, ashtu si dhe prej kësaj foltoreje, për rritjen e investimeve direkte në Shqipëri, si dhe për të thelluar dhe diversifikuar bashkëpunimin ekonomik.”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON Moska: S’ka lëshime territoriale. Nuk do të pranojmë trupa të NATO-s në Ukrainë
Previous article DETAJET NGA AKSIONI I SPAK/ Biznesmeni Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT