• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËBISEDIM ME QYTETARËT E ELBASANIT/ Rama: Arsimi profesional e ka më të lehtë punësimin, po punojmë për krijimin e kolegjeve…
Home
Politikë

BASHKËBISEDIM ME QYTETARËT E ELBASANIT/ Rama: Arsimi profesional e ka më të lehtë punësimin, po punojmë për krijimin e kolegjeve…

21 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit Rama foli për arsimin profesional ku tha se në këtë sektor janë bërë mjaft investime, por ka ende për të bërë. Rama tha se nxënësit që mbarojnë shkollën profesionale e kanë më të lehtë të punësohet, ndërsa shtoi se po punohet për krijimin e kolegjeve profesionale, që do të shërbejnë për rritjen e aftësive të nxënësve që zgjedhin një profesion të caktuar. Rama tha se kolegji profesional do të jetë diçka e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit.

“Shkollat e arsimit profesional ju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si mos më keq, nuk kishte asnjë lloj infrastrukture dhe më shumë shërbenin si rifuxho për nxënësit që shkonte në këto shkolla thjeshtë për të thënë se po e bëjmë. Ne synuam një ndryshim të sistemit, atij dual gjerman dhe më pas bënë ecjen paralele në shkollë dhe sipërmarrje që i jep mundësi që individi dhe sipërmarrja të ndërveprojë mes tyre dhe menjëherë pas shkollës ata të përfshihen në tregun e punës. Investimet janë të pamjaftueshme për të dhënë se është i plotësuar në çdo hallkë, pasi ka ende shumë për të bërë. Ajo që është inkurajuese është që nxënësit e shkollave profesionale kanë një avantazh dhe e kanë më të ehtë punësimin dhe më të shpjet se ata që mbarojnë edhe universitetet. Po punojmë që të shtojmë një tjetër hallkë atë të kolegjeve profesionale në mënyrë që nxënësit të rrisin dijet dhe aftësitë e tyre, përmes kolegjeve profesionale që janë një hapësirë e mes shkollës së mesme dhe universitetit”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRHYRJA E RRALLË QË ZGJATI 5 ORË/ Manastirliu: Fal ekipit të QSUT-së, operacioni në zemrën e foshnjës doli me sukses
Previous article PANDEMIA HAP PORTAT E PANJOHURA TË EKONOMISË DIXHITALE/ 54% e shqiptarëve rritën blerjet në internet

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT