• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Bashkë si një skuadër kuqezi”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Vetëm ti nuk e mban këtë ngjyrë
Home
Shqipëri

“Bashkë si një skuadër kuqezi”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Vetëm ti nuk e mban këtë ngjyrë

18 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për t’u bashkuar si një skuadër kuqezi, me qëllim final çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryemadhi i bëri apel Ramës të largohet nga arroganca dhe manipulimi. Ajo tha se opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit me kryeministrin, por se ai është sipas saj i vetmi person që nuk ka më ngjyrat kuqezi.

“Kryeministri në fakt duhet të largohet nga arroganca e tij dhe manipulimi që po bën çdo ditë e më shumë sepse kërkon të mbulojë kapjen e tij nga krimi i organizuar. Opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me zotin Rama. Duke filluar që me prezencën në parlament, duke i dhënë mundësitë zotit Rama për të reflektuar por i vetmi njeri që nuk ka më ngjyrat kuqezi është Edi Rama. Shqiptarët dhe e gjithë opozitë dhe të gjithë ata deputetë që duan, e mbajnë veshur ngjyrën kuqezi, nëse ka njeri që s’mban këtë ngjyrë është zoti Rama. Për mua është shumë e qartë dhe për opozitën jam e bindur që zoti Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria.

Ne do të marrim raportin nga KE, do ta lexojmë me vëmendje. Do t’ua bëjmë të ditur dhe ju mediave për të bërë të qartë detyrat dhe kushtet që BE, KE i ka vendosur politikës shqiptare por në radhë të parë nuk ia ka vendosur opozitës por qeverisë sepse luftën kundër krimit të organizuar nuk e bën opozita por e bën qeveria.

Luftën kundër bandave dhe trafikut të drogës nuk e bën opozita por e bën qeveria. Tashmë reformën në drejtësi të gjithë e dini shumë mirë që është zgjedhur një Prokurore e Përgjithshme me votat e maxhorancës pa vetting, tashmë e dini të gjithë shumë mirë që para se të largohen gjyqtarët dhe prokurorët nga vettingu del dhe deklaron kryeministri shqiptar në Facebook. Pra çdo gjë është shumë e qartë. Kushti që ka vendosur BE-ja më duket se është Edi Rama. Të tëra këto kushte që ka vendosur BE-ja kanë vetëm një personifikim që ka emrin Edi Rama”, deklaroi Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përfundon para kohe sezoni për yllin e Bayern Munichut
Previous article “Palaço, pa karakter’ Fjorentina e BB reagon ashpër për... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT