• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha tregon arsyen: Rama doli të siguronte Tahirin, ai po fsheh…
Home
Shqipëri

Basha tregon arsyen: Rama doli të siguronte Tahirin, ai po fsheh…

22 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar sot takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se Rama me këtë dalje publike u dha garanci kriminelëve.

Mes të tjerash ai tha se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i sigurt.

MESAZHI I BASHËS:

Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken.

Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.

Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës.

Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.

Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?
Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIMOZA KOÇIU: Ndal linçimit të gazetarëve!
Previous article MAJLINDA BREGU: Ju tregoj dashurinë e dy gjysheve

Redaktor1

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT