Kryedemokrati Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor, Sali Berisha del në një konferencë për mediat për t’i kthyer përgjigje.
Rama, me peng Bashën përpiqet që të minojë sot përpjepjen madhore të shqiptarëve dhe misionin e tyre paqësor për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. E them këtë sepse sot, pasi prej disa ditësh u dorëzian në selinë e PD 4200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD, të grave dhe burrave, djemve dhe vajzave vizionar të kësaj partie, të cilët konstatojnë se në Shqipëri PD është shndërruar në një fasadë të pushtetit, të cilët konstatojnë se rikthimi i kësaj partie si një forcë opiozitare është jetike. Përpjeket për ta ndalur këtë vëullkan janë sa qesharake dhe të turshpme. Peng kryetari i PD mbledh Kryesinë false të kësaj partie që në masën 60% e saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë, jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar, emëruar nga peng kryetari siç donte ai, dhe njofton nga peng kryetari datën që i jep pengu i tij Edi Rama, për Kuvendin e PD, 18 dhjetorit.”, tha Berisha.
Ai ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në 11 dhjetor, dhe jo në 18 siç ka deklaruar Lulzim Basha.
“Nuk do ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmb firmat e tyre dhe se Kuvendi i PD do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre, dhe si ai do të mblidhet jo sipas rendit të ditës të peng kryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. të harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. Ju garantoj se ky është revolucion më paqësori”, tha Berisha.


