• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA “SFIDON” HAPUR KODIN PENAL DHE POLICINË/ Bllokon i pari rrugën te “Astiri”, e ndjekin më pas dhe protestuesit
Home
Politikë

BASHA “SFIDON” HAPUR KODIN PENAL DHE POLICINË/ Bllokon i pari rrugën te “Astiri”, e ndjekin më pas dhe protestuesit

13 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar hapur ndryshimet e Kodit Penal dhe forcat e shumta të policisë, duke bllokuar rrugën te “Unaza e Re”. Ai iu bashkua banorëve të ‘Astirit’ 30 minuta më herët nga sa e kishte paralajmëruar, në orën 18:00, ku ka qenë i pari që ka bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ndjekur edhe banorët.

Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, sipas të cilit kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie, por një gjë e tillë, nuk e ka penguar Bashën që të bllokojë njërin kah të rrugës dhe nga ky veprim i kryedemokratit kanë marrë “zemër’ edhe banorët e tjerë.

Ndryshe nga sot, këta të fundit, dje protestuan në trotuar. Të pranishëm janë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili e ka ndjekur hap pas hapi protestën. Gjithashtu nga PD-ja është edhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, e ndërsa nga LSI-ja, ish-deputeti Endrit Braimllari dhe Klajda Gjosha.

Në një deklaratë që bëri më herët, Basha hodhi akuza ndaj gjyqtarit Arben Micko dhe prokurorit Bledar Maksuti, të cilët vendosën që të linin në burg tre protestuesit e arrestuar tre ditë më parë nga policia se bllokuan rrugën.

“Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re. Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët. Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies. Sot në ora 18:30 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë”, deklaroi më herët Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIPAS DIETOLOGËVE/ Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të lehtësoheni nga ankthi
Previous article MEND PËR HERË TJETËR/ 3 gabimet më të mëdha që bën sa herë shkon në një sallon bukurie

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT