• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha reagon ashper ndaj Ramës: I zhytur në krim, sulmon prokurorët
Home
Shqipëri

Basha reagon ashper ndaj Ramës: I zhytur në krim, sulmon prokurorët

29 October, 2017 Q.Autor Politikë, Shqipëri

Basha flet me tone në ashpra: Ju tregoj se me kë bashkëqeveris Rama dhe kontributin e tij në drejtësi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj Kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit për vettingun gjatë ‘Komunikimit Javor” që bëri në ‘facebook’.

Basha i drejtohet Ramës duke thënë se kontributi i vetëm që ka dhënë ai në drejtësi është sulmi ndaj prokurorëve, dëshmitarëve, dhe policëve të ndershëm.

“Edi Rama dhe shteti mafioz që ai drejton e arrestoi dhe e coi në vetëvrasje 22 vjeçarin Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash nuk ka arrest por mbrojtje politike me imunitet,” shkruan basha në një postim së fundmi në rrejtin social ‘facebook’.

Postimi i plotë:

SE SA E DO RAMA DREJTËSINË, E TREGOI SKANDALI TAHIRI; SE ME KË BASHKËQEVERIS RAMA, E TREGUAN PËRGJIMET E ANTIMAFIAS ITALIANE.

Kontributi i Edi Ramës per drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëve, ndaj dëshmitarëve, policëve të ndershem e madje edhe ndaj gazetarëve, sic bëri pasi plasi skandali Tahiri. Ndaj ​me paturpësi, përpjekjen e opozitës dhe gjithë shoqërisë për të çliruar politikën nga Sajmir Tahirët e drogës, nga ministrat që fikin radarët e ushtrisë dhe nga policët që ngarkojnë thasët e drogës e quajti sot një grindje të vogël.

 

Drejtësia që Sajmir Tahiri dhe Edi Rama u ka dhënë shqiptarëve? Njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin për akuza qesharake. Kriminelët janë nxjerrë nga burgu, janë bërë deputetë dhe kryetarë bashkie, drejtorë dhe “biznesmenë”.

Edi Rama dhe shteti mafioz që ai drejton e arrestoi dhe e coi në vetëvrasje 22 vjeçarin Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash nuk ka arrest por mbrojtje politike me imunitet.

Melita Çenga, infermiere nga Shkodra, Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen. Tahiri që në përgjimet e antimafias del se merrte 30 mijë Euro vetëm për një ngarkesë, bredh i lirë sepse e mbron Edi Rama.

Resmije Alla, 35 vjeç humbi jetën duke rilidhur korentin për pompën e frymës së djalit të saj 6 vjec me azëm, se nuk kishte mundësi të paguante faturën e rritur. Tahiri merr 9 mijë Euro byzylykë, 15 mijë Euro diamante nga trafikantët, mban syze 10 mijë Euro, por për Edi Ramën këto janë letra bakalli.

Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj OSHEE, Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini, e dhjetëra të tjerë, i ka çuar Edi Rama drejt vetëvrasjes për faturën e energjisë, por për Ministrin e tij të Brendshëm me targë AA003GB që bënte trafik droge, nuk ka prova. Sepse atij “nuk i mjaftojnë 20 milionë Euro për fushatë” sic shprehen bashkëqeverisësit Habilaj në përgjimet e antimafias.

Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Enis Bardhi shënon sërish në La Liga, ja nota e tij
Previous article Aksident i frikshëm, kamioni përplas karrocën, vdesin 3 fëmijë dhe plagosen 6 të tjerë

Q.Autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT