• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha kundër Ramës: Jemi në listën e zezë të SHBA. Projekti 1 miliard euro, të ndalet tani
Home
Shqipëri

Basha kundër Ramës: Jemi në listën e zezë të SHBA. Projekti 1 miliard euro, të ndalet tani

14 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Pas daljes së kryeministrit tek konferenca e bankave në vend, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lulzim Bashës, kreut të PD. Nga selia e kësaj partie Basha tha se Shqipëria ka indeksin më të keq përsa i përket ekonomisë në vend. Paraja e pistë përzenë paranë e ndershme, shprehet Basha duke argumentuar se investimet e huaja kanë rënë në vend, kjo sepse paraja e pisët po pastrohet. Basha u shpreh në këtë dalje publike se qeveritarët blejnë vila me paratë e pista. Po kështu evidentoi faktin se transaksionet, vinë nga paratë e drogës…

“Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan.

Qeveria amerikane harton listën duke u bazuar në këtë përcaktim. Vend i pastrimit të parave është ai vend ku bankat bëjnë transaksione parash në shumë të konsiderueshme, të ardhura nga trafiku i narkotikëve.

Në Gusht indeksi i Bazelit e renditi Shqipërinë në 3 vendet kryesore të rrezikut të pastrimit të parave. Janë me qindra miliona euro të prodhura nga droga, në duart e krimininelëve që duan t’i qarkullojnë dhe pastrojnë këto para.
Nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit, kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pashitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim se ato koncesione që jep qeveria kur emrat e koncesionarëve fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave. Nuk ka dyshim që kontratat e koncesioneve që Edi Rama i negocion dhe i mban të fshehta mund të jenë pastrim parash”, deklaroi kreu i PD-së.

“Prej katër vjetësh nuk ka asnjë investim të ri të huaj, ndërsa investimet e brendshme private kanë rënë gjithashtu. Ndërkohë që lulëzon droga dhe trafiqet. Paraja e pistë është duke e përzënë përditë paranë e ndershme.
Edi Rama sot i ftoi shqiptarët që të mos i marrin seriozisht pastrimin e parasë dhe kapjen e ekonomisë nga krimi. Nuk e ka për herë të parë që i fton shqiptarët të qeshin.
Për katër vjet me radhë ai u kërkoi shqiptarëve të qeshnin me akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis dhe trafikohej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis. Edi Rama ulej me fshatarët dhe i pyeste me shaka ç’thotë kanabisi. Edi Rama u tha shqiptarëve që të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant.
Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi”, tha kreu i PD.

Basha deklaroi se depërtimi i krimit në ekonomi duhet ndalur tani. “Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të”,

 /AlpeNews.al/ 

Sa herë Rama u thotë shqiptarëve të qeshin me akuzat e opozitës, Shqipëria kthehet ose në hambar të kanabisit, ose në kryeqendër të pastrimit të parave. Prokuroria, e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të.

Posted by Lulzim Basha on Dienstag, 14. November 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tabaku: S’ka rritje pagash, as pensionesh/ Ja 10 faktet e forta që nuk e lejojnë
Previous article Ndryshimi i Jeep Wrangler ndër vite (Video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT