Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reagur pas deklaratës së Ramën i cili tha se me procesin e vettingut po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.
Në një postim në facebook Basha thotë se djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.
“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë.”- shkruan Basha.
Ndërkohë më herët Rama shkruajti në facebook:
“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo!
Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.
Më mirë djepi bosh se shejtani brenda!
Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti⚔”


