• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA GATI TË HYJË NË ZGJEDHJE? Sjell në Tiranë dy ekspertë britanikë për përzgjedhjen e kandidatëve
Home
Politikë

BASHA GATI TË HYJË NË ZGJEDHJE? Sjell në Tiranë dy ekspertë britanikë për përzgjedhjen e kandidatëve

6 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha nga njëra anë thotë se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nga ana tjetër shpall se ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve.

PD ka nisur një deklaratë për shtyp sot, ku thotë se dy ekspertë britanikë do të vinë në Tiranë, për të ndihmuar PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve, sipas modelit konservatob britanik.

Njoftimi i PD:

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia.

Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:

1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.

3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare.

Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.

Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRID-EIBAR/ "Los Blancos" kalon në avantazh, shënon sërish Benzema
Previous article NË PRAG VENDIMIT/ Joe Biden pritet të shpall garimin për president në SHBA

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT