• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha fton qytetarët të “rrëzojnë” Fatmir Xhafën: Do largojmë kupolën së bashku me Ramën
Home
Shqipëri

Basha fton qytetarët të “rrëzojnë” Fatmir Xhafën: Do largojmë kupolën së bashku me Ramën

18 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Pas mbledhjes me aleatët, Lulzim Basha ka dal në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pjesë nga fjala e Bashës

I ftoj qytetatët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt.

I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.

Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt.

Sot duhet të kemi një Ministri të Brendëshme dhe një polici që i shërben njerëzve.

Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ka nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë as polici i thjeshtë dhe as Ministri i Brendshëm.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për drejtësi të vërtetë dhe jo fallco.

Për drejtësi të barabartë për të gjithë. Për drejtësi që nuk kursen asnjë politikan.

Te  gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Mbit ë gjitha ne duam Shqipërinë

Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë.

Një Shqipëri europiane.  Një Shqipëri ku ka mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Tani është momenti të mos e shtyjmë më.
Ne nuk mund t ëhumbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e rradhës në politikë.

Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.

Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri
Që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit.
Ndaj ne i ftjmë të gjithë qytetarët të protestojnë për t’i thënë ndal krimit dhe drogës.

Ne mund ta bëjmë këtë gjë.

Ne e kemi bërë këtë gjë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën
Edi Rama e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokajn
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Mark Frrokun
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Elvis Roshin
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Saimir Tahirin

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë.

Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, ështrë goditje për drejtësinë.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Edhe Partia Socialsite ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejne më mirë se Fatmir Xhafaj.

Ndaj ftoj në protestë ne 26 maj, ftojmë edhe socialistët e ndershëm Partinë e të cilëve Edi Rama ja u rrëmbeu dhe ja u ka lënë peng të krimit dhe të drogës. Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin.

Por ne kemi treguar në këto aktër vjet se ne jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama.

Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave. Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër sukses për këngëtaren e njohur shqiptare, do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 (FOTO)
Previous article Tmerri në gjykatën greke, kush është shqiptari që tentoi të vriste dhe mori peng 13 persona

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT