Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha, që tha sot se projekti për ndërtimin e pallateve te Astiri, është dhënë për mikun e Ballës.
Në një reagim në Twitter, Balla pyet Bashën për taksën e papaguar të ndërtimit tek apartamenti i tij tek Liqeni si edhe për Benzin e kompanisë Victoria Invest, që sipas dokumenteve ka një vlerë rreth 53 mijë euro.
Balla shkruan:“Artist!
Që i kishe dhënë leje vetes për triplex,mbi tarracën e zaptuar pronë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit e dinim.
Tani del s’paske paguar as taksën 170 mijë lekë, por ja paske mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës.
Me Benzin 53K ishe sot?”.


