• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha: Banditët në burg dhe jo në qeveri, vendi po sundohet nga një bandë
Home
Shqipëri

Basha: Banditët në burg dhe jo në qeveri, vendi po sundohet nga një bandë

19 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t’i dhënë vetes një shans që të zgjedhin të lirë një qeveri që punon për qytetarët dhe jep llogari para tyre. Basha tha se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin, ai ka braktisur detyrimet ndaj shqiptarëve duke punuar vetëm për pasurimin dhe pushtetin e vet. Kreu i opozitës iu referua rastit flagrant kur një mësuese e sëmurë me kancer pohoi përballë Ramës atë që opozita ka denoncuar prej kohësh ,mungesën e ilaçeve në spitalet publike.

“Nuk gjeti kurajon t’i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s’ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; “Dilni në asistencë sociale”. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë.”-tha Basha.

Për të treguar se paratë nga taksat e shqiptarëve nuk investohen në shëndetësi, arsim apo për të hapur vende pune, por për të pasuruar Edi Ramën, kreu i opozitës iu referua parave që paguhen në një vit për koncesionet apo i falen klientëve të ARMO-s nga taksat e papaguara. “140 milionë, 90 do t’ua japë 3 vetave, 50 ia ka dhënë Besos dhe do ta ndajë ai me Beson. Edi Rama, 3 oligarkë dhe Beso. 5 veta, 140 milionë Euro.”- tha Basha.

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 Janarit për t’i treguar pakicës qeverisëse se Aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se i do pushtetarët e korruptuar para drejtësisë së pakapur nga qeveria. “Ne shkojmë atje më një objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë. Le t’i themi rinisë së Beratit në radhë të parë dhe çdo qytetari e çdo qytetareje të Beratit, se largimi nuk është alternativë, se alternativa e vetme dhe hapësira e vetme është hapësira e lirisë për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar më 27 janar.”- u shpreh në Berat Kryetari i Partisë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Blerja e re e Barcelonës e zgjedh numrin e fanellës
Previous article Pelé shtrohet në spital pas një kolapsi të rëndë në shtëpinë e tij

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT