Ditën e sotme ka marrë zgjidhje problemi i farmacistëve me vonesat në likujdime për barnat e rimbursueshme. Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Laureta Zani ka bërë me dije se ka marrë garancinë nga FSDKSH se deri ditën e shtunë do të përfundojë proçesi i likujdimit. Farmacitë kanë që prej muajit tetor që nuk likujdohen nga shteti.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të nisë nga sot procesin e likujdimit të farmacive për të gjithë barnat e rimbursueshme.
Kryetarja rajonale e Urdhrit të Farmacistëve Laurela Zani, u shpreh se ky proçes do të përfundojë deri ditën e shtunë.
Sapo takuam tek pjesa e fondit nën drejtoreshën që na sqaroi për problemet që ka farmaceutika sot. Dhe na siguroi se që nga sot do të fillojë likujdimi i të gjithë recetave të rimbursueshme që nuk janë rimbursuar për muajin tetor dhe nëntor për gjithë Tiranën, ndërkohë po e njëjta frymë do të jetë edhe për farmacite barnat e rimbursueshme.
Farmacistët kishin paralajmëruar mëngjesin e së hënës një protestë, por që në nisje të saj janë pritur nga nëndrejtoresha e fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Albana Çela.


