• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Banorët në Gjirokastrës injorojnë urdhrin për evakuimin, kthehen në pallatin në rrezik shembje
Home
Sociale

Banorët në Gjirokastrës injorojnë urdhrin për evakuimin, kthehen në pallatin në rrezik shembje

28 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Banorët e pallatit 6-katësh, që rrezikon shembjen nga rrëshqitja e tokës, kanë injoruar urdhrin e evakuimit nga ana e bashkisë, duke u futur sërish në shtëpitë e tyre.

 

Çarja e tokës, pasi u ndërhy nga një banore Ndonëse nuk ka dalë ende raporti përfundimtar nga ekspertët e Institutit të Gjeologjisë në kryeqytet, që do të certifikojë rrezikun apo jo të objekteve në kodrën shtufore në lagjen “Punëtori”, të 20 familjet kanë marrë frymë lirisht teksa janë informuar, jo zyrtarisht, nga ekspertët, se banesat e tyre nuk përbëjnë rrezik për shembje të mundshme.

Fillimisht, janë rikthyer dhjetë familje e më pas edhe 7 të tjera. Vetëm dy familje ende nuk kanë guxuar të kthehen në shtëpitë e tyre nga frika e një rrëshqitjeje tjetër toke, e cila mund të rezultojë fatale për familjet që jetojnë në këtë pallat. Ndërkaq, prej evakuimit fillestar që u bë me urdhër të kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, nga pallati nuk kanë lëvizur nga vendi dy familje, Llapa dhe Hroni.

Të dy këto familje kanë në përbërje të tyre të moshuar dhe të sëmurë, çka ka ndikuar në marrjen e një vendimi të tillë për të mos iu bindur që në fillim urdhrit të prerë të kryebashkiakes për evakuim. Ndërsa familjet e tjera u larguan me bindje të plotë. Mirëpo, zhvillimet e ditëve të fundit kanë eklipsuar rrezikun që mbart pallati gjashtëkatësh, ndonëse lëvizjet në terren janë të dukshme dhe të qarta se rrëshqitja po përparon.

Qëkur u konstatua ky problem e deri më sot, çarjet janë përhapur ngado në terrenin shtufor. Madje, ato janë bërë më të dukshme në afërsi të zonës së banuar duke iu afruar themeleve të pallatit, që ndodhet në pikën kulminante. Ndonëse çarjet janë agravuar, sërish banorët nuk e pranojnë se tragjedia mund të trokasë një ditë. Në hyrje të pallatit, qëndrojnë dy automjete, një e Policisë Bashkiake dhe një e Rendit, të cilat qëndrojnë 24 orë pa ndërprerje.

Prezenca e tyre në hyrje të pallatit ka më tepër ndikim psikologjik, sesa si një formë zgjidhjeje për situatën e krijuar. Ndërkaq, Prokuroria e Gjirokastrës, ka nisur procedimin penal për shpërdorim detyre për dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër për pallatin në lagjen “Punë- tori”, që rrezikon të shembet dhe të lënë në qiell të hapur 15 familje. Zyrtarët e paditur janë Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe Aleksandër Pesha, inxhinier në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës.

Akuza që rëndon ndaj zyrtarëve të bashkisë është shpërdorim detyre, pasi kanë qenë pasivë rreth punimeve të njëanshme që ka ndërmarrë Marjeta Kurkari, pronarja e objektit dykatësh disa metra poshtë pallatit 6-katësh. Gërmimet e kryera në thellë- si të këtij objekti me mjete të rënda, që nuk parashikoheshin në informacionin që Kurkari kishte depozituar në Bashkinë e Gjirokastrës, dyshohet të jenë shkaku për çarjen e tokës dhe për rrjedhojë plasaritjen e mureve të pallatit, duke e bërë atë në gjendje të pabanueshme për shkak të rrezikut të shembjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trupi juaj e kupton kur vdekja është afër, gjithçka fillon nga hunda
Previous article Era Istrefi postoi foton nga Londra, shihni me çfarë e krahason Capital T (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT