Dy turiste nga Izraeli janë bllokuar në zonën malore në Theth, si pasojë e mjegullës së dendur.
Sipas “News24”, njoftimi është bërë nga nëna e dy turisteve, në një bujtinë në Theth, ndërsa banorët po përpiqen për t’i ndihmuar ata.
Ndërkohë, policia dhe forca të emergjencës janë vënë në lëvizje për të gjetur dy motrat.


