• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BANORËT E MOSKËS NUK VAKSINOHEN/ Alarmi i kryebashkiakut: Kemi krijuar lehtësi, ndërsa po rriten infektimet dhe vdekjet
Home
Nderkombetare

BANORËT E MOSKËS NUK VAKSINOHEN/ Alarmi i kryebashkiakut: Kemi krijuar lehtësi, ndërsa po rriten infektimet dhe vdekjet

22 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryetari i Bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin deklaroi se pak banorë kishin zgjedhur të vaksinohen kundër COVID-19 megjithë lehtësitë që janë ofruar që nga muaji janar. Spitalet në kryeqytetin rus vazhdojnë të jenë pranë kapaciteteve maksimale me pacientë të sëmurë dhe me raste të vdekjeve në nivele të larta, pavarësisht se vaksinat kundër COVID-19 janë gjerësisht të disponueshme për gati gjashtë muaj.

“Është e jashtëzakonshme. Njerëzit po sëmuren, ata vazhdojnë të sëmuren, ata vazhdojnë të vdesin. E megjithatë ata ende nuk duan të vaksinohen,” tha Sobyanin.

Rusia ishte vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë COVID-19 për përdorim të brendshëm, para fillimit të provave në shkallë të gjerë. Përhapja e vaksinës Sputnik V filloi në dhjetor dhe në kryeqytet u hap me shpejtësi për të gjithë. Që nga fillimi i këtij viti, çdo banor i Moskës duhet të paraqitej pranë qendrave shëndetësore vetëm me kartën e identitetit për të bërë vaksinën.

“Ne ishim qyteti i parë i madh në botë që njoftuam fillimin e vaksinimit masiv. Por, deri më sot përqindja e njerëzve të vaksinuar në Moskë është më e vogël se në çdo qytet europian”, tha Sobyanin.

Për të shpejtuar procesin e vaksinimit, qendra të posaçme u hapën edhe në qendrat tregtare dhe parqet e Moskës, ndërsa të moshuarve ju është ofruar pagesa indirekte si një nxitje shtesë. Megjithatë, vetëm 1.3 milion njerëz në Moskë kanë marrë një dozë deri më tani, nga 12 milion banorë.

Një sondazh i pavarur i kryer në fillim të marsit tregoi se 62% e rusëve nuk ishin të gatshëm të merrnin vaksinën Sputnik V, me moshat 18 deri 24 vjeç më ngurrues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Covid-19 në majën më të lartë të botës, të paktën 100 ngjitës të infektuar
Previous article "E VOGLA IME..."/ Vajza i feston ditëlindjen, Emina Çunmulaj ndan kujtimet më të bukura para dhe pas lindjes së saj

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT