• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Banesa e tyre u përfshi nga flakët/ E moshuara tregon momentet e tmerrit: Kisha frikë për plakun (FOTO)
Home
Breaking News

Banesa e tyre u përfshi nga flakët/ E moshuara tregon momentet e tmerrit: Kisha frikë për plakun (FOTO)

17 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Çifti i të moshuarve Gëzim dhe Mynyre Tafaruçi, apartamenti i të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata pritet të dalin nga Spitali i Durrësit mëngjesin e së dielës.

Lajmi u bë i ditur nga stafi i Urgjencës së spitalit, që ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.

Po sipas mjekëve, nesër ata do të dërgohen në banesën e tyre, pasi nuk paraqesin më asnjë shqetësim për jetën.
“Kisha frikë për plakun, por shyqyr e kaluam këtë moment të vështirë”, tha 72-vjeçarja.

Pranë tyre ndodhet mbesa, e cila ka qëndruar me ta që nga momenti kur u mësua ngjarja e rëndë.

Stafi i Urgjencës së spitalit të Durrësit konfirmon gjithashtu se zjarrfikësi që mbeti i asfiksuar gjatë operacionit për nxjerrjen jashtë apartamentit të çiftit të bashkëshortëve ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është shoqëruar në banesë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar shumë shpejt.

 

Në një video pak orë më parë, shiheshin çifti i moshuar dhe zjarrfikësi që merrnin ndihmën e parë në rrugë, për shkak të gjendjes së rënduar si pasojë e tymit që kishin thithur.

Rreth orës 11:15 të ditës së shtunë, një apartament në lagjen nr.17 të Durrësit u përfshi nga flakët, të cilat vunë në rrezik jetën e Gëzim dhe Myryre Tafaruçit, dhe njërit prej zjarrfikësve që u erdhi në ndihmë. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur Zubizarreta mban qëndrim për të ardhmen e Iniesta-s
Previous article Gara në "The Voice Kids" sa vjen dhe bëhet më e vështirë! Sindi ja doli sërish të triumfojë... (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT