• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bandat shqiptare terrorizojnë Britaninë, rrëmbejnë të moshuar për 200£
Home
Aktualitet
Kronikë

Bandat shqiptare terrorizojnë Britaninë, rrëmbejnë të moshuar për 200£

5 November, 2017 Ina.Autor Kronikë

Disa kriminelë të pamëshirshëm shqiptarë kanë rrëmbyer të afërmit e moshuar të rivalëve të tyre për shuma më të ulëta se 200 pound, shkruan Daily Mail.

Drejtuesit e policisë kanë zbuluar se bandat kriminale shqiptare rrëmbejnë prindërit apo gjyshërit e rivalëve të tyre duke iu kërkuar në këmbim të lirimit para, drogë apo edhe territor për të ushtruar vepra kriminale.

“Zotërinjtë e krimit nga shteti i vogël ballkanik janë kaq të dhunshëm dhe të pamend saqë kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë. Ata po dërgojnë shuma të mëdha të parave drejt Shqipërisë duke i fshehur nëpër makina”, shkruan Daily Mail.

Shifrat e fundit tregojnë se në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 32000 shqiptarë, ndërsa 572 prej tyre aktualisht janë në burg. Pra pothuajse 1 në 50 shqiptarë në Britani është i bugosur

Detajet shfrytëzuese të këtyre bandave u janë paraqitur shefave të policisë në një konferencë të mbajtur në Londër së fundmi.

“Ju nuk mund të imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë, përballë brutaliteti të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për 200 euro borxhe. Kjo krijon një dhimbje koke për policinë britanike”, ka thënë Kathryn Holloway nga policia e Bedfordshire.

Zonja Holloway ka treguar për Daily Mail se si policia kishte zbuluar se gangsterët shqiptarë po lëviznin sasi të mëdha të parave të nga Mbretëria e Bashkuar në makinat e përshtatura posaçërisht.

Një vit më parë, dy shqiptarë, Vladimir Cahani dhe gruaja e tij Ardita, u kapën duke u përpjekur të kontrabandonin 130,000 € në makinën e tyre.

Më parë gjatë këtij viti, Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi se “grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ata janë pas shumicës së furnizimit të kokainës në të gjithë vendin dhe gjithashtu janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionin, përfundon shkrimi i gazetës britanike.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E mbani mend Rremën? Shikoni çfarë bën ai sot (foto+video)
Previous article Sherri në Shkodër/ 6 plumba në trup të riut. Autori njihej me 20-vjeçarin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT