• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA SHQIPTARE E VJEDHJEVE/ Ja kush janë personat që kryenin grabitjet në Itali
Home
Breaking News

BANDA SHQIPTARE E VJEDHJEVE/ Ja kush janë personat që kryenin grabitjet në Itali

9 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia italiane e provincës së Piacencës ka shkatërruar një bandë grabitësish banesash e përbërë nga 3 shtetas shqiptarë.

Gjatë 20 ditëve të fundit ata kishin kryer 18 grabitje vilash e banesash në komunat e Monticelli d’Ongina, Castelvetro Piacentino, Villanova sull’Arda, Caorso, San Pietro in Cerro e Cortemaggiore.

Të arrestuarit janë:

1 – Shqiptari M. I., 22 vjeç banues në komunën Romano di Lombardia në provincën e Bergamos i skeduar dhe i arrestuar më parë për vjedhje nga policia italiane.

2 – Shqiptari J. G., 25 vjeç banues në komunën Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar më parë nga drejtësia italiane dhe me një urdhër dëbimi 5-vjeçar nga territori italian.

3 – Shqiptari K. L., 23 vjeç banues në Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar kohë më parë nga Prefektura e Bergamos me urdhër dëbimi nga territori italian për 5 vite radhazi.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur gjatë muajit gusht, pas sinjalizimeve të shumta të banorëve të provincës së Piacencës për numrin e madh të grabitjeve në territorin e tyre.

Pas vënies nën kontroll të zonës, policia italiane ka mundur të identifikoj automjetin tip Volvo e cila përdorej nga anëtarët e bandës e më pas të vë nën pranga 3 shqiptarët.

Policia italiane ka denoncuar dhe të fejuarën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar. Ajo është një 28 vjeçare shqiptare e cila ishte transferuar të jetonte në Romë duke marrë me vete një pjesë të objekteve të grabitura nga banda me një vlerë prej 20 mijë euro. Ndër objektet e sekuestruara janë çanta të markave luksoze, bizhuteri e para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISIN ALUDIMET E MERKATOS/ Sarri kërkon dy lojtarë nga Milani
Previous article DUKEN MË TË LUMTUR SE KURRË/ Vera Grabocka poston "foton e ëmbël" krah Timo Fllokos

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT