Vetëm para disa ditësh policia italiane vendosi në pranga tre persona të përfshirë në trafikun e kokainës në shtetin Italian. Tre personat e arrestuar ishin një çift bashkëshortësh YLBER LUCA dhe ADELINA LACI, që përdornin bizneset e tyre “Piceri” dhe punonjësi i tyre MARIO SHABA, të tre shqiptarë.
Të tre persona nxirrnin rreth 3000 MIJE EURO në ditë fitim në biznesin e tyre por jo nga shitja e picës dhe ëmbëlsirave por nga shitja e kokainës. Biznesi ishte në pronësi të çiftit. Konkretisht dy “Bar Piceri” në dy zona të ndryshme.
Por përveç çiftit në pranga është vendosur edhe Mario Shaba, i riu nga Durrësi që mendohet se ndihmonte çiftin në shpërndarjen e kokainës dhe mbarëvajtjen e punës.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për YLBER LUCA dhe MARIO SHABA dhe ka lënë në arrest shtëpie ADELINA LACI.
Bizneset “Tre stelle” dhe “Cinquantasei” raportohet se janë vendosur nën sekuestro. Shpërndarja e kokainës në këto lokale, gjeneronin nga 2-3 mijë euro në ditë, sipas hetimeve.
AlpeNews.al





