• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA E “FAJDEXHINJVE”/ Ja SHUMA që morën djemtë i ish-prefektit dhe sa ishte interesi, tani ata ndodhen…
Home
Breaking News

BANDA E “FAJDEXHINJVE”/ Ja SHUMA që morën djemtë i ish-prefektit dhe sa ishte interesi, tani ata ndodhen…

19 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të 12 personat e arrestuar me akuzën e dhënies së parave me fajde u lanë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Çështja është apeluar dhe sipas avokatit të disa prej të akuzuarve, ata do të fitojnë shumë shpejt lirinë. Anton Kosteri thotë se masa e sigurisë “Arrest me burg” është e paligjshme, pasi nuk ka asnjë provë.

“Procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor dhe ne si avokatë, kemi marrë përsipër përgjegjësitë tona për mosbërjen me dije të atyre akteve procedurale që të mos bëhen publike për opinionin e gjerë. Në lidhje me vendimet për caktimin e masës së sigurisë në mungesë, për mendimin tonë janë në shkelje flagrante me ligjin, jo në përshtatshmëri me rrezikshmërinë e këtyre personave sepse këta persona nuk mund të cilësohen si kriminelë dhe nuk janë masat duhura që duhej të caktonte Gjykata. Për shumë prej atyre personave të arrestuar nuk duhej caktuar fare asnjë masë sigurimi”, shprehet avokati.

Ai konfirmon se denoncimi është bërë nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, ndërkohë që si ndaj tij, edhe ndaj dy djemve të tij nuk ka pasur kërcënime apo presione. Avokati pranon faktin se familjes së ish-prefektit i janë dhënë shuma të mëdha parash hua nga të akuzuarit, por sipas tij e gjitha kjo është bërë në formë ndihme për të kaluar gjendjen e vështirë financiare ku ndodheshin.

“Në lidhje me atë çfarë përbën dosja, aktet procedurale, nuk mund të shprehem. Normalisht, dyshimi është publik se djemtë e ish-prefektit kanë marrë para me shtesë ose siç quhen fajde, gjë që deri tani nuk ka rezultuar e vërtetuar. Ajo që dua të them është se shtetasi Paulin Radovani, që ka bërë kallëzimin në Prokurori, nuk rezulton deri tani që të jetë kërcënuar, shantazhuar apo të jetë dhunuar si psikologjikisht, por edhe fizikisht”, thotë avokati.

Por pavarësisht këtij pretendimi nga avokati, ndaj Radovanit ka dy urdhra mbrojtjeje. Dy djemtë e ish-prefektit ndodhen jashtë Shqipërisë. Dyshohet se ata ndodhen në Malin e Zi, por një fakt i tillë nuk është i konfirmuar.

Ata dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha parash hua, shumë e cila arrin deri në 13 milionë euro. Ish-prefekti pretendon se këto para ia kanë dhënë me interes, që arrin deri në 20% në javë dhe më pas, në pamundësi për t’i shlyer, dy djemve dhe vetë atij i është bërë presion dhe u janë marrë disa prona.

Mes 12 të arrestuarve janë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës si dhe ish-kreu i Drejtorisë së Patentave në Shkodër.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRANOI MANDATIN E DEPUTETIT/ Kërcënohet nga TRE persona Ligoraq Karamelo
Previous article INTERI FITOI DERBIN MADONINËS/ Ja dënimet ekstreme për dy skuadrat Milanez

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr Aktualitet

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

SULMOHET GJYKATA E APELIT NË TIRANË/ Protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje Aktualitet

SULMOHET GJYKATA E APELIT NË TIRANË/ Protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT