• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Banda e “Babagjyshërve”, dëshmon babai i të vrarit. Mehdi Tafani: Pjetri më siguroi se…
Home
Aktualitet
Kronikë

Banda e “Babagjyshërve”, dëshmon babai i të vrarit. Mehdi Tafani: Pjetri më siguroi se…

19 December, 2017 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës për dy prej anëtarëve të bandës së “Babagjyshërve”, e njohur për një sërë grabitjesh të ndodhura në territorin shqiptar dhe atë maqedonas.

Bëhet fjalë për Fatmir Pjetrin dhe Dritan Kolën, dy prej anëtarëve, që ende nuk kanë marrë dënimin nga Gjykata, pasi janë kapur edhe më vonë se të tjerët. Në seancën e djeshme kanë dëshmuar administratori dhe roja i një aktiviteti privat në Vorë, i cili ra pre e grabitjes nga banda në vitin 2014, si edhe babai i njërit prej anëtarëve, Artur Tafanit, që mbeti i vrarë gjatë grabitjes së një argjendarie në Dibër të Madhe.
Të parët që kanë dëshmuar kanë qenë roja dhe administratori i pikës së grumbullimit të skrapit në Vorë dhe një punëtor i saj.

DËSHMITË PËR GRABITJEN E VORËS

Alfred V. ishte i pari që dëshmoi në gjyq për grabitjen e ndodhur në Vorë më datë 03.06.2014. Në këtë grabitje dyshohet se kanë marrë pjesë vetëm Pjetri dhe Kola dhe kanë mundur të marrin vetëm 150 mijë lekë të reja. Alfred V. ishte roja i subjektit, i cili ka dhënë detaje se si ka ndodhur grabitja. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas orës 10:30, sepse në atë orar punëtorët dalin të hanë.

Në momentin që dolën, njëri prej tyre la pak derën hapur, në atë moment unë kthehem që të shikoj nëse është dikush tjetër duke ardhur dhe pashë një person me skafandër, jelek dhe pistoletë. Më pyeti nëse kisha armë dhe nga vendroja deri te zyrat e shefave është pak larg, më mori ashtu para.

Kur u futëm te zyrat më vuri pistoletën në kokë dhe unë qëndrova gjatë gjithë kohës me kokën poshtë. Ai u tha pronarëve të ngjiten lart sepse zyra ishte me dy kate, ndërsa i kërkoi shefes lekët. Më pas ikën të dy, ndezën motorin dhe ikën”, ka thënë ai.

Ndërsa pronari i firmës, Riza Z., ka dhënë shpjegimet e tij për momentin e ngjarjes. “Më sa mbaj mend, kam qenë te holli duke pirë kafe dhe shikoj rojën të shoqëruar nga dy persona. Unë i kam rënë derës së magazinës, se mund të dalësh edhe nga mbrapa, hyra aty dhe kam marrë në telefon Policinë. Nuk e kam fiksuar nëse kishin diçka në dorë apo jo, por që të dy ishin me skafandra. Më pas nuk kam parë gjë sepse unë jam futur te magazina”, ka thënë ai.

DËSHMIA E BABAIT TË TË VRARIT

Në seancën e djeshme ka dëshmuar edhe Mehdi Tafani, babai i Artur Tafanit, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së një argjendarie në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Mehdi Tafani ka rrëfyer në Gjykatë se si e mori vesh lajmin për vdekjen e djalit dhe ku ishte ai para se të largohej. “Ka qenë ditë Bajrami dhe unë kam qenë duke kullotur lopët, kur erdha, e gjej djalin në shtëpi dhe kishte pirë pak raki.

Ai ishte kthyer nga Greqia ku edhe i kishin grisur dokumentet. Më pas iu luta që të hamë drek, por nuk pranoi. Unë ika sërish të kullosja lopët dhe u ktheva në darkë, por ai nuk ishte në shtëpi.

Pyeta ku është Turi dhe më thanë që kishte ikur. E telefonova, por s’m’u përgjigj. Më pas mora dhëndrin në telefon dhe bëmë denoncim në Policinë e Belshit. Ndërsa, Policia na tregoi për ngjarjen e ndodhur dhe ne shkuam në Peshkopi për të parë trupin. Kur u kthyem më ka thirrur Policia e Elbasanit, më treguan një foto dhe më dha foton e shokut të djalit, të cilin e kam takuar në Tiranë, ai e kishte emrin Fatmir Pjetri, më takoi pak kohë më vonë që nga momenti që kam folur në telefon dhe më tha se unë s’e kam vrarë djalin tuaj, por do të kërkoj për ata persona. Që nga ai takim 2 minutash, nuk e kam parë më asnjëherë atë person”, ka thënë babai i Artur Tafanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha: Rama urdhëroi gardistët të më rrihnin, kryehorri është i sëmurë psiqik që e ka kokainën ilaç
Previous article Rodriguez mbron Messin: Me Argjentinën për dashuri, i mungon vetëm Botërori

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT