• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALONË SPIUNE, UFO APO DRAGON BALL? Në Japoni mbesin të hutuar nga topi që zbuloi zbatica
Home
Nderkombetare

BALONË SPIUNE, UFO APO DRAGON BALL? Në Japoni mbesin të hutuar nga topi që zbuloi zbatica

22 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Policë, hetues dhe zyrtarë të tjerë japonezë, përshirë edhe banorë lokalë të një qytet bregdetar japonez kanë mbetur me shumë pikëpyetje nga një top i madh hekuri që në mënyrë misterioze u shfaq në një plazh lokal.

Autoritetet japoneze e pranojnë që nuk e kanë idenë se çfarë është – vetëm se kanë njoftuar që nuk duket të jetë diçka me kapacitet shpërthyes.

Sfera, me përmasa rreth 1.5 metra në diametër, ka qenë në qendër të spekulimeve që kur u shfaq në plazhin Enshu në qytetin Hamamatsu në brigjet e Paqësorit, raportojnë mediat lokale.

Frika se mund të ishte ndonjë thesar i humbur u hodh poshtë pasi ekspertët përdorën teknologjinë e rrezeve X për të ekzaminuar brendësinë e objektit dhe zbuluan se ai është i zbrazët.

Nuk ka as indikacione se është mjet spiunazhi nga Koreja e Veriut apo Kina e afërt.

Policia filloi të inspektojë topin, i cili ka ngjyrë portokalli-kafe me disa njolla më të errëta ndryshku.

Fillimisht topi misterioz u pikas nga një banore, e cila e vuri re të mbështetur në rërë vetëm disa metra larg bregut, raportoi media japoneze Asahi TV.

Oficerët rrethuan zonën dhe më pas thirrën ekspertët e eksplozivëve, por raportet thonë se autoritetet ende s’e kanë zbuluar çfarë saktësisht është kjo sferë.

Fotografitë u janë dërguar forcave japoneze të vetëmbrojtjes dhe rojës bregdetare për ekzaminim të mëtejshëm.

Një vendas që vrapon rregullisht në plazh tha se nuk e kuptonte pse topi befas u bë qendër e vëmendjes.

Ai tregoi se edhe vetë e kishte parë, madje provuar ta lëvizte këtë top.

“U përpoqa ta shtyja, por nuk lëvizte”, tha ai, raporton The Guardian.

Në një moment, policia bllokoi një rreze prej 200 metrash rreth topit, ndërsa ekspertët u përpoqën, pa sukses, për të zgjidhur misterin.

Kishte sugjerime se i ngjante diçkaje nga seriali i njohur Dragon Ball, ndërsa të tjerë besonin se ishte një UFO (Objekt i Panjohur Flutures) që kishte rënë nga qielli.

Pamjet televizive të objektit nxitën spekulime në mediat sociale, pasi ato erdhën në kohën kur shteti japonez pati njoftuar se “dyshonte fuqishëm” që disa balona spiunazhi kinez ishin pikasur mbi territorin e saj vitet e fundit.

Prania e dy dorezave të ngritura në sipërfaqen e sferës – që tregon se ajo mund të lidhet me diçka tjetër – nxiti një shpjegim më të zakonshëm: se është thjesht një spirale ankorimi që thjesht ishte shkëputur nga ndonjë anie dhe ka mbetur e lirë, derisa valët e sollën në sipërfaqe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KE TURPËRUAR"/ Tani i ‘kërkon’ llogari Valbonës për nominimin: Do dalësh keq në publik se e dinë...
Previous article ARRESTOHEN DY TË RINJ NË DURRËS/ Njëri në kërkim për drogë, tjetri dhunonte bashkëshorten

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT