• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLUKU E PANDEHUR NË SPAK/ Rama: Drejtësia është e pavarur! Ironizon opozitën: Duan të bëjnë prokurorin rrugëve, pastaj mbeten kashtë e…
Home
Politikë

BALLUKU E PANDEHUR NË SPAK/ Rama: Drejtësia është e pavarur! Ironizon opozitën: Duan të bëjnë prokurorin rrugëve, pastaj mbeten kashtë e…

19 November, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, teksa u ndal te Tuneli i Llogarasë, duket se bëri edhe një koment indirekt për marrjen si të pandehur të Belinda Ballukut nga SPAK, teksa tha se drejtësia është e pavarur. Opozitën e ironizoi duke thënë se duan të bëjnë prokurorin rrugëve, por në fakt kanë mbetur “kashtë e k*qe” sikurse të hënën, duke iu referuar Foltores para kryeministrisë, që pati shumë pak mbështetës.

“Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe sic më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë.”, tha Rama.

Më pas u ndal te akuzat për fondet e IPARD-it, teksa tha se keqadministrim ka pasur edhe në vende të tjera, por shtoi se do të korrigjojnë gabimet e bëra.

“Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në këto vende, Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë dhe Holandë. Ndërkohë që shumta e vendosur nga OLAF përpara vendeve të tjera të BE, që nga Italia, Greqia, Hungaria e Portugalia, Danimarka e Estonia, Polonia, Rumania është mbi 1 mld euro, që në konsideratë ne zyrës së hetimit të BE, janë të keqadministruara. Kështu që duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt, sepse jemi pranë BE, dhe thjesht duhet të ulim kokën, të korrigjojmë çfarë mund dhe duhet të korrigjojmë dhe të jemi të hapur për t’u korrigjuar përmes jo ndërhyrjes apo refuzimit të auditeve por përmes respektimit të tyre. Kjo është një arsye pse kemi hapur të gjithë kapitujt dhe pse shqiptarët na besojnë ne dhe jo juve. Ky buxhet është historik për PS, sepse për herë të parë adreson në mënyrë domethënëse përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 mld eurosh rritjen e mbështetjes ndaj pensionistëve. E mira e kësaj pune që vjen në favorin tonë është se fjalët i merr era, faktet mbeten dhe ato që dëgjojnë njerëzit nga foltorja kanë mundësisë t’i vërtretojnë në vijim siç kanë vërtetuar ato që ne kemi thënë. Sa më shumë do të thuhet se nuk po rrisim pensionet, aq më shumë do të binden pensionistët se nuk ka asnjë alternativë tjetër në republikën e Shqipërisë për ta dhe nipërit e mbesat e tyre përveç PS.”, shtoi kryeministri.

Ndalur te mbrojtja sociale, Rama përmendi rritjen e pensioneve.

“Vijojmë me mbrojtjen shoqërore, arrin sot me këtë buxhet në 257 mld lekë ose me një rritje prej 11.6 mld. Kjo shumë për mbrojtjen sociale, ndërohë që nga njëra anë varfëria ulet dhe papunësia ulet, është më shumë sesa dyfishi i mbrojtjes që kishin shqiptarët kur ne morëm detyrën. Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe mandati. Pa harruar edhe ata që vazhdojnë të jenë në skemën e ndihmës ekonomike, përfituesit si persona me aftësi të kufizuara edhe domosdoshmërinë për një qasje të re dhe shtysë të re në aspektin e strehimit dhe mbetur besnikërisht pranë familjeve të reja me bonusin e bebes. Jemi sot në një tjetër vit, me një tjetër buxhet e paketë fiskale, por mbetemi besnikërisht të palëvizshëm nga pozicioni ynë që deri në 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi. Atyre që flasin për varfëri, papunësi e taksa, iu them se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, në të gjithë Evropën. Deri në 100 mijë euro xhuro nuk paguan as tatim fitimi dhe as TVSH. Në këtë pikë jemi shumë më lart në të gjithë rajonin, por me herë. Pragu i TVSH për biznesin e vogël në RMV është 16 mijë euro. Një tjetër zotim i dhënë në pranverë dhe mbahet në këtë buxhet është rritja e pagës minimale që prej janarit do jetë 500 euro.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Rama: Kemi nivel më të ulët rreziku për varfëri se Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Turqia
Previous article "DUAM 500 MJË EURO..."/ Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT