• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BALLKANI I HAPUR”/ Kurti: Hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze! Serbia të ballafaqohet me të kaluarën
Home
Rajon

“BALLKANI I HAPUR”/ Kurti: Hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze! Serbia të ballafaqohet me të kaluarën

1 August, 2021 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar nismën ‘Ballkani i Hapur’ siç u pagëzua ‘minishengeni’ në takimin e 29 korrikut në Shkup mes 3 kryeministrave atë të Shqipërisë Edi Ramës, atij serb Aleksandër Vuçiç dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kurti tha se kjo nisëm nuk mund të jetë një ‘Ballkan i hapur’ por më shumë ngjan me një ‘Ballkan të ndikuar nga Lindja, konkretisht nga Rusia dhe Kina.

Kosova nuk mori pjesë në takimin e 3 liderëve në Shkup, pasi ashtu siç thekson Kurti nuk mund të ketë një treg të përbashkët për vendet e rajonit, pa pasur një ballafaqimin të Serbisë me të kaluarën e saj.

“Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti për mediat në Kosovë.

I pyetur për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, ku raportet mes tij dhe Ramës nuk janë gjithmonë në gjendjen e tyre më të mirë, Kurti tha se marrëdhëniet e dy popujve janë vëllazërore dhe nuk janë në dorë të kryeministrave, pasi ato thjeshtë përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

“Kosova dhe Shqipëria do t’i kenë e duhet t’i kenë marrëdhëniet e mira e gjithnjë e më të mira. Nuk i përket as kryeministrit të Kosovës e as atij të Shqipërisë që dy vendet tona që janë të një kombi që të kenë marrëdhënie jo të mira. Kosova dhe Shqipëria, qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve”, tha Kurti.

Më 29 korrik, në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “mini-Shengenit”, që u pagëzua me emërtimin e ri “Ballkani i Hapur”. Në këtë takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit, “Ballkani i Hapur” ka për qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID NË SHQIPËRI/ Rriten INFEKTIMET në 24 orët e fundit, ja sa TESTIME janë kryer
Previous article INVESTIMET/ Seria A më e varfër dhe 500 milionë euro më pak. Ja skuadra që ka shpenzuar më shumë...

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT