Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e Bundestagut Gjerman, Thomas Oppermann.
Nëpërmjet një postimi në Twiter, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, thekson se temë e diskutimit ishte bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy parlamenteve.
Gjithashtu, Balla e falenderoi Oppermann për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Një takim shumë i rëndësishëm me zëvendëspresidentin e Bundestagut Gjerman, Thomas Oppermann me të cilin diskutova për bashkëpuninin e ngushtë ndërmjet dy parlamenteve tona. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.


