• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLA NË PALERMO/ Homazhe dhe kurorë me lule në nderim të magjistratëve Falcone e Borselino
Home
Politikë

BALLA NË PALERMO/ Homazhe dhe kurorë me lule në nderim të magjistratëve Falcone e Borselino

29 September, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Kuesturën e Palermos, ku kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre ligjore kundër mafies, dy figura të shquara si Giovanni Falcone e Paolo Borsellino.

“Questura di Palermo – Një kurorë me lule në përkujtim të sakrificës së heronjve magjistratët Giovanni Falcone, Paolo Borsellino dhe policët e vrarë në luftën kundër mafies. Një bisedë e frytshme me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë”, shkruan Balla.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë italiane Ministri Balla u shpreh se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga eksperienca italiane për sa i përket modus operandi dhe hetimeve. “Për shembull ne kemi pasur një operacion të madh dhe kemi arritur të zbulojmë gjashtë raste vrasjesh sepse kemi mundur të sigurojmë një bashkëpunëtor të drejtësisë”, theksoi Balla.

Duke folur rreth bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe posaçërisht rreth fushës së bashkëpunimit policor, Balla vuri në dukje se “këtë vit kemi pasur rreth 600 mijë turistë italianë. Mendoj që vitin e ardhshëm numri do të jetë në rritje. Gjëja më e bukur ishte fakti që së bashku me policët tanë ishin edhe përfaqësues të policisë së shtetit italian për sigurinë e pushuesve në zonat turistike në Durrës, Vlorë dhe Sarandë”.

Mes Shqipërisë dhe Italisë funksion prej disa vitesh një koordinim i gjerë për luftën kundër narkotikëve dhe operacionet e Guardia di Finanza përmes monitorimit ajror kanë një rëndësi kyçe në zbulimin e ngastrave të mbjella me kanabis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GRINDËN NË RRUGË/ Detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, burri u arratis me një “Golf” të bardhë. Motiv xhelozia
Previous article LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë At Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT