• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLA DHE RUÇI VIZITË NË GJERMANI/ Kreu i Bundestagu: Berlini mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
Home
Politikë

BALLA DHE RUÇI VIZITË NË GJERMANI/ Kreu i Bundestagu: Berlini mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

5 February, 2019 k.autor Politikë

Gjermania mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga Wolfgang Schäuble, kreu i Bundestagut gjerman gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

  Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së dhe njëherësh kryetar i grupit parlamentar të miqësisë me Gjermaninë, Taulant Balla, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të Presidentit të Bundstag-ut, Wolfgang Schauble. Me vizitën në Bundestag, Ruçi nisi veprimtarinë e tij lobuese me parlamentet e vendeve anëtare të BE-së për çeljen e negociatave në qershor 2019.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit theksohet se gjatë takimit me Presidentin Schauble, Ruçi e vlerësoi atë si “një mik të madh të Shqipërisë” dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Bundestag-ut, qeverisë, Kancelares Merkel dhe atij personalisht, në kuadër të vendimit të Këshillit Europian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019.

“Populli shqiptar ushqen ndjenja të thella të miqësisë dhe respektit për popullin gjerman dhe Gjermaninë, si lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës. Çelja e negociatave të anëtarësimit është beteja jonë kryesore këtë gjashtëmujor dhe Kuvendi, qeveria, institucionet dhe qytetarët shqiptarë janë unanimisht në mbështetje të këtij procesi. Mbështetja e Gjermanisë për integrimin europian të Shqipërisë është shumë më tepër se mbështetja e nje vendi anëtar të BE-së. Prandaj ne po punojmë që të realizojmë këtë qëllim strategjik kombëtar, duke e merituar mbështetjen e Gjermanisë me avancimin e agjendës integruese dhe realizimin e objektivave në të gjitha prioritetet”,- u shpreh në takim Gramoz Ruçi.

Ndërsa Schauble ka përsëritur angazhimin e Gjermanisë në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë. “E Ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është në BE. Fillimi i bisedimeve për anetarësim është fillimi i një procesi transformimi të thellë”. Ruçi theksoi në takim vendosmërinë e palës shqiptare për të intensifikuar përpjekjet, në mënyrë që të avancojmë me agjendën e reformave që lidhen me integrimin në BE, duke listuar si prioritare për vendin: reformën në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ruçi shprehu gjithashtu gatishmërinë e palës shqiptare për të vazhduar bashkëpunimin me Gjermaninë si “partnerë strategjikë”, në të gjitha fushat dhe vendosmërinë e Shqipërisë që bashkëpunimi i shkëlqyer politik të konkretizohet edhe në rritjen e nivelit të  bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Kryetari i Kuvendit e informoi Presidentin e Bundestag-ut mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe nënvizoi se kjo reformë po shënon arritje të prekshme. “Vetting-u, si një proces kurajoz dhe unik po kontribon për të ndërtuar një sistem drejtësie profesional, të paanshëm dhe me integritet. Reforma në drejtësi i ka tejkaluar kushtet e vendosura nga Bundestag për Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë 92 vendime, nga 57 të parashikuara në listën prioritare të gjyqtarëve e prokurorëve. Shumica e organeve të reja të qeverisjes së sistemit janë krijuar ose plotësuar dhe ky proces do të përfundojë brenda pak muajve të ardhshëm“- mësohet t’i ketë thënë Ruçi kryetarit të Bundestag-ut.

Kryetari Ruçi vuri në dukje se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE  dhe nënvizoi rëndësinë e një marrëveshjeje të dy vendeve për garantimin e një të ardhmeje europiane. Kryetari i Kuvendit falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e kandidaturës së vendit tonë për kryesinë e OSBE-së për vitin 2020 dhe përgëzoi Presidentin e Bundestag-ut për sigurimin nga Gjermania të një vendi jo-permanent në Këshillin e Sigurimit për mandatin dyvjeçar 2019-2020, për të cilën pati edhe mbështetjen dhe votën e Shqipërisë.

Takimi midis Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Presidentit të Bundstag-ut, Wolfgang Schauble rikonfirmoi vullnetin e Gjermanisë për fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë, si incentiv për stabilizimin, demokratizimin, zhvillimin e prosperitetin e rajonit, por edhe si një sinjal inkurajues për shqiptarët. Në takim u theksua se rruga drejt pranimit në BE është ende e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Në këtë kontekst, pala gjermane inkurajon vazhdimin e këtyre proceseve, ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre dhe përdorimin me efiçencë të kohës se mbetur.

Lidhur me vizitën në Gjermani dhe takimet me krerët e politikës dhe qeverisë gjermane, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se shumica e anëtarëve të Bundestagut gjerman është në favor nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai thekson gjithashtu se Shqipëria po çon përpara kursin e saj reformator me qëllim përmbushjen e kushteve të Brukselit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I FORMULA 1/ Chase Carey deklaron: Jemi të lumtur që rinovuam kontratën me Baku
Previous article PASAPORTAT FALSE PËR SHBA DHE KANADA/ Seancë maratonë te Krimet e Rënda, jepen masat e sigurisë për 32 të arrestuarit

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT