Ish kryeministri Sali Berisha tha sot ne foltoren e Kuvendit se Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme, emergjente civile per permbytjet se duan te vjedhin ndihmat per qytetaret.
“Po pse more, pare tepër kisha unë për të dëmshpërblyer? Për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme? Po ka një moral, i ka përmbytur Vjosa, kanë 20-30 vite qe jetojne aty e s’mund ti them pse ke ndërtuar aty dhe për ti dëmshpërblyer duhet shpallur gjendja e emergjencës civile dhe vetëm me këtë qeveria i dëmshpërblen, përndryshe qeveria vetem vjedh ndihmat e tyre”, tha Berisha.
Por i ka kthyer pergjigje kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla i cili tha se qellimi i Berishes eshte lufta per karrige.
Balla: Nuk besoj se kishit ndonjë surprizë nga parafolësi, edhe per nga mënyra si foli është apologjia më e mirë që mund ti bëhet sjelljes së patolerueshme të ndonjë politikani edhe kur bëhet fjalë për një ditë kaq solemne qe Kuvendi ndermerr për luftën ndaj dhunës ndaj grave. Për parafolësin s’ka asnjë lloj gjëje tjetër rëndësi përvec luftës për karrige e sa i përket gënjeshtrës, ky eshte kampioni me i madh ne histori.
Ngatërrovë 220 mln e Lulit te rruga e Kombit, Sali, mos ia bëj Lulit pas krahëve se ka ikur në Bruksel. Une e kuptoj që nuk e do më Lulin, inatin dhe dashurinë mbaje brenda vetes. Luli s’e shpjegoi mirë javën e kaluar erdhe ti, edhe ti e bëre lëmsh.