• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha në samitin e Brukselit: Tahiri dhe 3 ish-zyrtarët e policisë mbrohen politikisht
Home
Shqipëri

Basha në samitin e Brukselit: Tahiri dhe 3 ish-zyrtarët e policisë mbrohen politikisht

4 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga samiti i Brukselit deklaroi se vendet anëtarë të BE-së shprehin shqëtësim në drejtim të shtetit ligjor në Shqipëri.

Lideri demokrat ngriti shqetësimin e tij para anëtarëve të samiti se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbrojtje politike. Ai nuk la pa përmendur edhe arratisjen e 3 ish-zyrtarëve të policisë, të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge.

“Vendet anëtare, shqetësim të madh në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Mbrojtja politike e Tahirit dhe arratisja e 3 oficerëve të akuzuar për drogën ka lënë shije të hidhur. Vendet anëtare po ngrejne të njëjtat problem që denoncoi opozita në 4 vjet, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë”, tha Basha.

DEKLARATA E PLOTE
“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

Avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit. PD i ka paralajmëruar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare.

Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejne efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes sëë lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i perket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për ne si opozitë. Natyrisht, interesi ynë është interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të ndëshkohen, të njollosen, të damkosen per diçka qën në faktn ka qenë një projekt i një grupi të ngushtë pushtetarësh dhe kriminelësh me qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Zgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhjja e një qeveriea antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Balla-Berishës: Sali, mos ia bëj Lulit pas krahëve, se ka ikur në Bruksel
Previous article E PABESUESHME/ E shitën prindërit për 26 dollarë, sot është më i famshëm në ShBA (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT