• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MEDIA E BERISHES/ Balilajt “marrin me vete” dhe këshilltarin e Ramës. Zbulohen fakte të reja me trafikun e drogës?
Home
Shqipëri

MEDIA E BERISHES/ Balilajt “marrin me vete” dhe këshilltarin e Ramës. Zbulohen fakte të reja me trafikun e drogës?

15 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Portali Syri.net i identifikuar si shumë pranë familjes Berisha, ka bërë një akuzë të rëndë ndaj një prej personazheve më të vjetër të politikës shqiptare, Spartak Braho, ose siç thierret në rrethet politiko- mediatike të Tiranës “Baba Taku”.

Kështu pas dosjes së Habilajve ku nën hetim është marrë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Syri.net ka mësuar se Spartak Braho, këshilltar i Grupit Parlamentar të PS-së, i emëruar në këtë detyrë nga Edi Rama, pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, rezulton se ka udhëtuar disa herë jashtë Shqipërisë me Balilajt, ku Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, prej më shumë se 1 viti është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Madje, mësohet se ka qenë pikërisht Braho që ka ofruar Balilajt si biznesmenë pranë LSI-së. Nuk përjashtohet që emri i Brahos, aktualisht këshilltar i Grupit Parlamentar të PS-së, të ndodhet në fashikujt e shërbimit sekret shqiptar, gjatë përgjimeve të kryera për grupet kriminale dhe trafikantët e drogës, përfshi këtu edhe me Balilajt jashtë vendit.

Duket se kjo frikë e këshilltarit të emëruar nga Rama është shfaqur edhe dje kur udhëzonte Taulant Ballën, kreun e deputetëve të PS-së, që denoncimet në lidhje me Balilajt të lidheshin me PD dhe LSI-në.

Udhëzimet e Brahos u zbatuan me përpikmëri në seancën e djeshme, kur Balla akuzoi Bashën se kishte firmosur një dokument që kampin e punëtorëve ia jepte Balilajve, ndërsa ish-ministrin e Bujqësisë së LSI-së, Edmond Panariti, për një kontratë 100 ha të dhënë me qira për Balilajt. Por të dyja akuzat e artikuluara nga Balla dhe Braçe, duket se ranë shumë shpejt, duke nxjerrë në pah lidhjet mes eksponentëve të tjerë të qeverisë Rama me Balilajt.

Në lidhje me tokën që kanë marrë me qira Balilajt në Delvinë, rezulton se ajo ka qenë tokë e shkollës bujqësore Delvinë, pra e Ministrisë së Arsimit. Pas propozimit të ministres së Arsimit, kjo tokë ka kaluar te ajo e Bujqësisë dhe më pas me vendim qeverie i ka kaluar Balilajve.

Në anën tjetër, ministrja Mirela Kumbaro rezulton se ka firmosur tendera për kompqaninë e Balilajve. Sipas OpenDATA, kompania Balili-KO ka rezultuar fituese e një kontrate në Parkun Kombëtar të Butrinit. Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë policisë private të Parkut. Nga të dhënat publike rezulton se kjo kompani ka fituar disa dhjetëra tenderë dhe në drejtoritë e tatimeve, OSHE, etj.

Duket interesant fakti se ndërsa deputetët e PS-së hedhin akuza në drejtim të PD dhe LSI për Balilajt, ministrja Kumbaro i beson të njëjtës kompani ruajtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, vlerë e mbrojtur nga UNESCO.

Kuptohet që deri të hënën kur të votohet për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkoshëm, do të degjojmë shume me teper akuza e nuk eshte cudi, qe te futen ne kete valle te akuzave e kunderakuzave, edhe emra te tjere.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur Marina e kopjon burrin e saj Getoarin (Foto)
Previous article Kush është biznesmeni që ngriti në këmbë policinë, në lokalin e tij u vra një person

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT