Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si President i Republikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjunkshi thotë se zgjedhja e Presidentit është një moment historik, dhe karriera e Begajt në fushën e mbrojtjes imponon respekt dhe vlerësim.
Gjunkshi thotë se ushtarakët i përkasin kombit dhe i shërbejnë me nder të gjithë shqiptarëve.
Postimi i Xhemal Gjunkshit në FB:
Suksese në misionin e Presidentit Shqipërisë, z Bajram Begaj. Është moment historik zgjedhja e një presidenti dhe karriera e tij në fushën e mbrojtjes më imponon respekt dhe vlerësim. Ushtarakët i përkasin kombit dhe i shërbejnë me nder të gjithë shqiptarëve. Komentet dhe kritikat i përkasin politikës, partive. Unë dua dhe jam i bindur të besoj se Presidenti Begaj do ti shërbejë Shqipërisë dhe do të respektojë me rigorozitet ligjin dhe Kushtetutën.


