• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABI ÇE DUA JETËN, ERGIN…”/ Gjyshi mes lotësh kërkon të zbardhet e vërteta e aksidentit ku humbi jetën nipi
Home
Breaking News

“BABI ÇE DUA JETËN, ERGIN…”/ Gjyshi mes lotësh kërkon të zbardhet e vërteta e aksidentit ku humbi jetën nipi

17 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Emisioni “Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një familjeje.

Kadri Malka ka humbur nipin e tij 6-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në 25 Tetor 2017 në aksin rrugor Sharr-Kombinat rreth orës 17:00, ku nipi i Kadriut ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një goditje fatale që i mori jetën.

Gjyshi i të ndjerit, i cili ka punuar 17 vite në Policinë e Shtetit në sektorë të ndryshëm, pretendon se po bëhet një padrejtësi me rastin në fjalë, sepse personi përgjegjës është akoma i lirë.

Kadri Malka: Unë kam një çun, ai ka 3 fëmijë, ky ishte fëmija i dytë që ndërroi jetë në aksident rrugor. Tani janë dy, nipi dhe mbesa tjetër.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në vitin 2017?

Kadri Malka: Unë banoj në Korçë. Në datën 25 Tetor duke parë televizionin, më merr çuni në telefon dhe duke qarë, se ai banon këtu më thotë: Babi ç’e dua jetën, Ergin e shtypi makina… Çfarë flet? Të nesërmen në mëngjes që shpejt herët, në datën 26 Tetor të 2017 udhëtoj me bashkëshorten nga Korça për në Tiranë. Vij direkt tek spitali “Nënë Tereza”, takoj çunin bashkë me nusen. I them si ishte puna? Të dy fëmijët i kishte marrë një person 17 vjeç me banim në fshatrat e Korçës, kishte ardhur për miqësi këtu, që as unë nuk e njoh fare, vetëm si emër e di, për t’i nxjerrë dy fëmijët për të kaluar rrugën nga njëri krah, në krahun tjetër.

Mirela Milori: Në zonën e Kombinatit në Tiranë?

Kadri Malka: Po në Kombinat. Tani në datën 26, me telefonin që kam të policisë akoma edhe sot, se kam shërbyer për 17 vjet në strukturat e Policisë së Shtetit. Rreth orës 9 e 30-10:00 paradite, i bie sallës dhe i them: Përshëndetje, jam një ish-punonjës policie, nipi im është aksidentuar dje, ti bëjmë veprimet mjeko-ligjore që ta çojmë në banesë. I bënë ato veprimet, e morrën nipin e çuan në banesë. E mbajtëm në datën 26, në 27 e varrosëm. Tani filloi të hapej dita, të shikoj vendin ku ndodhi aksidenti dhe të shikoj rrugën që kishin përshkruar fëmijët bashkë me kushëririn.

Mirela Milori: Pra kalim rruge nga njëra anë në anën tjetër?

Kadri Malka: Atë dua të shpjegoj… Thotë mjeti ka lëvizur në atë segment, rrugë dytësore me dy korsi, që faktikisht nuk është me dy, ka tre korsi në njërin krah, që vjen nga Kombinati në drejtim të Tiranës, edhe dy nga Tirana për në Kombinat. Fëmija thotë është nisur në mes të fluksit të mjeteve, që është e pamundur me tre korsi në një krah dhe dy në krahun tjetër.

Mirela Milori: Ti e kishe më të dashur këtë nip? Se ndonjëherë gjyshërit kanë lidhje të veçantë me dikë nga nipërit dhe mbesat.

Kadri Malka: Ne i themi prit gishtat e dorës të gjithë dhembin, por ky ishte i veçantë. Këtë e deshi Zoti që e mori… Kam dhe dy të tjerë. Kur nisem për në Tiranë thashë, ku do shkoj, do shkoj në varrezat apo do shkoj të takoj ata dy të tjerët, nuk di çfarë të them.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE"/ Prokuroria e Kosovës ngre akuza ndaj ministrit në detyrë Kujtim Gashit
Previous article "GLOBALISTËT DUAN QË TË HUMBASIM PARATË/ Trump: Këtyre njerëzve nuk u intereson për SHBA-në

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT