• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABI A MË ÇON TEK GJYSHI…”/ Realizohet takimi i shumëpritur i Alvinit, momenti prekës kur takohet me gjyshin (VIDEO)
Home
Sociale

“BABI A MË ÇON TEK GJYSHI…”/ Realizohet takimi i shumëpritur i Alvinit, momenti prekës kur takohet me gjyshin (VIDEO)

9 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kampioni i vogël, Alvin Berisha i cili u shpëtuar nga kampi fatkeq, ‘Al Hol’ në Siri, dhe ditën e djeshme mbërriti pranë familjes në Itali, ka realizuar edhe takimin e shumë pritur me një person shumë të veçantë për të. Është pikërisht gjyshi i tij.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet edhe momenti prekës, ku Alvin takohet me gjyshin e tij, të cilin e kishte kërkuar që në kohën kur ishte në kampin sirian.

Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS.

Alvini u rikthye ditën e djeshme në shtëpi, duke u dhënë fund kështu një kalvari vuajtjesh që prej 5 vitesh.

11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe. Më pas Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, përfaqësuesi i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, zyrarët italianë dhe ministri Sandër Lleshaj treguan në një konferencë për mediat detajet e operacionit si u arrit që të nxirrej fëmija shqiptar nga kampi.

Para tre netësh 11-vjeçari shqiptar u transportua në Damask, ndërsa ditën e pardjeshme në ambasadën italiane në Liban dhe dje u bashkua me familjen në Romë. Operacioni për shpëtimin e Alvinit  u krye nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta.

Ja dhe takimi i shum pritur❤️🏆

Gepostet von Evis Berisha am Freitag, 8. November 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË KAMËZ/ Qytetarët i ‘zbulojnë’ armën në shtëpi 50-vjeçarit. Policia...
Previous article RESHJE SHIU NË GJITHË VENDIN DHE.../ Ja surprizat e motit për ditën e sotme

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT