• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË OBORRIN E SHTËPISË NË DUKAGJIN/ DËSHMIA e njeriut që bëri sherr me viktimën: Isha…
Home
Breaking News

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË OBORRIN E SHTËPISË NË DUKAGJIN/ DËSHMIA e njeriut që bëri sherr me viktimën: Isha…

6 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasi kanë kaluar gjashtë ditë nga vrasja e babë e bir në fshatin Sumë të Dukagjinit, akoma nuk ka një person të arrestuar.

Gjokë dhe Eduard Gurra, u ekzekutuan me 8 plumba kallashnikovi, ndërsa organet e hetimit deri në këtë fazë kanë mbetur në kuadër të dyshimeve mbi disa persona, banorë të zonës.

Mësohet se një pjesë e banorëve të zonës janë marë në pyetje, të cilët kanë treguar se kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe vetëm kaq. Sipas “OraNews” në polici është shoqëruar dhe personi me të cilin një vit më parë Gjokë Gurra, është konfliktuar për shkak të biznesit të druve.

Ai ka treguar se ditën e krimit, nuk ka qënë fare në fshatin Sumë. Por gjatë gjithë ditës ka qëndruar në Shkodër. Për të bindur policinë, personi ka vënë në dispozicion dhe disa pamje filmike, ku dukej silueta e tij në Shkodër.

Ndërsa policia ka kërkuar marjen në pyetje të disa kushërinjve të tij, por rezultuan se ata ndodheshin jashtë vendit.

Për ngjarjen në fjalë, policia ka ngritur dyshimet se në këtë krim kanë vepruar dy persona, njëri që në mesditë ka djegur shtëpinë e Gjokë Gurrës dhe një i dytë që ka zënë pritë me armë në hyrje të fshatit Sumë.

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë janë duke u kryer, lidhur me pistën e kultivimit të drogës në zonën e Dukagjinit dhe tregtisë së lëndës drusore.

Gjokë Gurra, që dikur ka shërbyr si punonjës policie në Shkodër, kohët e fundit shërbente si kryeplak i fshatit Sumë.

Zona njihet si vatër e nxehtë e kultivimit të hashashit, ndaj dyshimet e kultivuesve se ai mund të jetë informator policie, mund të kenë sjellë ekzekutimin e tij dhe djalit.

Ndërsa pista e dytë, është ajo e konflikteve për shkak të tregtisë së lëndës drusore.

Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur 1 vit më parë mes Gjokës dhe një bashkëfshatari të tij. Gurra, dikur ka shërbyer në policinë e Shkodrës, kohët e fundit merej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.

Ai kishte zënë disa zona pyjore për ti prerë dhe lëndën drusore e zbriste në Shkodër ku e shiste. Për shkak të këtij aktiviteti Gurra, një vit më parë është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij, me të cilin janë zënë me grushta.

Konflikti është mbyllur më heshtje, por ky sherr mund të ketë shërbyer si indicie për goditjen e babë e bir me 8 plumba kallashnikovi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Don Xhoni dhe modelja ruse ndahen prapë 1 muaj pas ribashkimit
Previous article PËR DITËT SUPER TË NXEHTA QË NA PRESIN/ 8 ushqime që do të të hidratojnë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT