• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABË E BIR NË PRANGA NË GJERMANI/ Martonin shqiptarët me rumune dhe bullgare “PËR LETRA”
Home
Aktualitet
Kronikë

BABË E BIR NË PRANGA NË GJERMANI/ Martonin shqiptarët me rumune dhe bullgare “PËR LETRA”

6 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shqiptarë, babë e bir dhe një grua rumune duhet te përgjigjen para Gjykatës së Lantdit në Frankfurt për shkelje të ligjit mbi lëvizjen e lirë dhe për falsfikim dokumentesh.

Mehmet G. 58 vjeçar dhe i biri i tij Visari (34) të dy kosovarë bashkë me një grua me emrin Nadia (42 vjeçe, rumune), kishin nisur nga fundi i vitit 2016 dhe kishin vazhduar deri në fillim të vitit 2018 të “ndihmojnë” qytetarë jashtë BE-së, në fakt, ekskluzivisht meshkuj nga Kosova, për të rregulluar qëndrimin në Gjermani, shkruan gazeta Frankfurter Rundschau.

Për këtë qëllim ata kishin përdorur secilën herë “marifetin” e njëjtë: Gra nga Rumania dhe Bullgaria, të interesuara për martesë, janë rekrutuar kryesisht nga rumunia, Nadja C, transmeton albinfo.ch. Pastaj gratë në fjalë janë martuar me burrat kosovarë, plotësisht të panjohur pë to. Këtë e kanë bërë ose në Kosovë ose në Danimarkë.

Më tej banda i ka pajisur gratë në fjalë me kontrata të falsifikuara të qirasë dhe të punës si dhe i ka shoqëruar të posamartuarit në takimet e domosdoshme të tyre me autoritetet shtetërore.

Në momentin kur burrat nga Kosova i kishin në duar letrat e nevojshme për qëndrim të paktën 5 vjeçar në Gjermani, zonjat ktheheshin në vendin e tyre, transmeton albinfo.ch. Ndërsa burrat vazhdonin të jetonin në Gjermani, ku duhet të jenë edhe tani.

Në ditën e parë të procesit është lexuar aktakuza. Në rast se të akuzuarit pranojnë veprat me të cilat janë ngarkuar, atëherë Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht.

Mehmet G. duket të ketë qenë koka e bandës dhe si i tillë, për çdo martesë të realizuar ka fituar një shumë pesëshifrore (mbi 10.000 euro). I biri i tij, Visari duket të ketë pasur probleme me drogë gjatë kohës së përmendur. Këtë e dëshmon edhe fakti se gjatë bastisjes, te Mehmeti janë konfiskuar 100 mijë euro ndërsa te i biri, Visari, vetëm 800 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA ME BRESHËRI PLUMBASH NË PRISHTINË/ Familjarët mesazh që të këput shpirtin: Ohh bre Baki, si të pajtohem që... (FOTO)
Previous article "A DI TË BËSH GJË TJETËR VEÇ FOTOVE"/ Vajza e Majlinda Bregut zbërthehet. Konfirmon ndarjen nga Erik Fullani: Nuk ishte…

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT